Ja se si drejtoresha e shkollës kërcënon mësuesit…!!! ‘Shpejt se po vjen Linda Rama në takim’

0
314

Ish-deputeti Bardh Spahia, ka denoncuar në profilin e tij në facebook vendosjen e shkollës në përdorim të pushtetit.

Për ta ilustruar këtë fakt, Spahiu ka publikuar një komunikim midis drejtoreshës së shkollës Teknologjike në Shkodër me mësuesit, ku u kërkon këtyre të fundit të jenë të pranishëm në një takim me gruan e kryeministrit, Linda Rama.

Madje duke u bërë edhe presion që të vijnë urgjent në takim

“Të qeshësh a të qash me mënyrën se si edhe shkolla vihet në shërbim të pushtetit. Ja shembulli që denoncohet i drejtoreshës militante të shkollës Teknologjike në Shkodër që ndërpret mësimin, e i vë mësuesit në funksion të nevojave të zonjës së kryeministrit! Shikoni mesazhet se si angazhimi i përsëritur reflektohet si urdhër nga drejtoresha! Deri tek shkollat shtrihen tentakulat e këtij pushteti që e trajton këtë vend si bahçen e Surrelit e padyshim promovon ushtarë të verber.#VajMedetNxenesitNeCfareDuarshJane”, shkruan Spahia

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here