Reshje shiu dhe shtrëngata, ja si do jetë moti sot…

0
102

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të karakterit lokal do të paraqiten orët e para të ditës, ku me karakter shtrëngatash  do të jenë në zonat juglindore dhe ekstremin verior.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qëndër, por në rajonin jugor mbeten prezent vranësirat e dendura dhe reshje lokale.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here