Prokurori i Romës: Kemi vërtetuar praninë në Shqipëri të eksponentëve të kriminalitetit mafioz italian

0
100

Prokurori i Romës në simpoziumin e organizuar këtë të martë në Tiranë për 30-vjetorin e marrëdhënieve mes prokurorisë në Shqipëri dhe Itali, ka folur për krimin e organizuar dhe atë që duhet bërë për ta luftuar.

“Është vërtetuar prania në Shqipëri e eksponentëve të kriminalitetit të lartë italian, të kriminalitetit mafioz dhe se si është akoma prania e subjekteve kriminale shqiptare në Itali që veprojnë në mënyrë të afërt me eksponentë të krimit të organizuar italian dhe kriminaliteteve të vendeve të tjera që veprojnë në Itali.

Duhet bashkëpunim, kërkim i përbashkët i provave që të dërgojmë në proces kriminelët italianë apo të huaj qofshin”.

Për prokurorin, vijimi i rrugëtimit drejt BE i Shqipërisë do të jetë efikas dhe për luftën ndaj krimit të organizuar.

“Që në vitet 80 ata gjyqtarë e hetues arritën të bëjnë hetime ndaj krimit të organizuar trans kombëtar, ekspansioni i mafieve italiane në vende të ndryshme jo vetëm evropianë, ja pra rëndësia e këtyre formave të bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushta.

E ardhmja që dhe unë e uroj shumë, hyrjen e Shqipërisë në BE do të cilësonte mbylljen e qarkut në atë pikë do të kemi gjithë instrumentet në dispozicion që i përdorim dhe me vende të tjera.

Mafiet e ndryshme e kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme që nuk janë vetëm të dukshme si vrasjet trafiku i drogave, por provokojnë dëme dhe shoqërive të vendeve të ndryshme të prekura nga ky problem, dëme ekonomive, tregut, konkurrencës së lirë, konkurrencës mes biznesmenëve të ndershëm”, tha prokurori.

Investimi i parave të fituara nga aktiviteti kriminal, për prokurorin do të thotë se “mafia riinveston para të jashtë ligjshme por prodhon një formë të re gjetje parash në dukje ligjore”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here