‘Dëgjohen ulërima’.Video/ Makina hyn mes protestuesve, sulmohen banorët e Unazës së Re

0
136

Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar, deklaroi PD.

Partia Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se banorët e Unazës së Re që protestojnë prej muajsh janë sulmuar sot nga një automjet që ka hyrë mes tyre ndërsa protestonin.

Nuk dihet se kush e drejtonte makinën por sipas PD policia nuk ka ndërhyrë për të ndaluar shoferin që rrezikoi jetën e banorëve.

Makina Pd

“Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e Re. Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë. Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar. Policia e cila ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre”, deklaron PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/271557236894245/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here