Arian Galdini: Ikja e KM Rama është akti i parë i zgjidhjes së krizës!

0
90

Nga Arian Galdini

LDE si Partia e vetme Opozitare e deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka vijuar edhe sot me një takim të strukturave të saj në zonën e Laprakës në Tiranë. Ndonëse deri në këto momente LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, mbetet e vetmja Parti Aleate e Lulzim Bashës dhe PD, që ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, Kryetari i kësaj Partie, pedagogu Arian Galdini nuk i kursen kritikat e forta për Kryeministrin e vendit Edi Rama. Në takimin e sotëm në Laprakë me strukturat e LDE, aleati i Lulzim Bashës, pedagogu Arian Galdini u deklaroi të pranishmëve se : “Jemi në një situatë emergjence kombëtare. Nëse i referohemi Sondazhit të djeshëm në Ora News, kuptojmë se shqiptarët sot janë më të qartë se kurrë. Të përkthyera në kurajo, veprim dhe qartësi qytetare rezultatet e atij Sondazhi, praktikisht janë “revolucioni” i vërtetë që po ndodh në mendjet, zemrat dhe shpirtrat e shqiptarëve. Qeveria ka më shumë qytetarë që nuk e duan sesa ata që e duan. Opozita ka më shumë qytetarë që nuk e duan, sesa ata që e duan. KM ka më shumë qytetarë që nuk e duan, sesa ata që e duan. Liderët e Opozitës Zyrtare kanë më shumë qytetarë që nuk i duan, sesa ata që i duan. Të gjithë bashkë janë pakicë. Ky është lajmi. Prandaj janë bërë të gjithë bashkë që të bëjnë “luftë” të dakordësuar për të bërë “paqe” të dakordësuar, e të ruajnë protagonizmin e vrasin gjithçka të re që ka lindur a mund të lindë. Rikthimi i Reformës Zgjedhore në një hapësirë e zgjatim pazari mes Palëve që sot janë në “konflikt”, dëshmon se ata duan të mbajnë njëri – tjetrin. Nuk duan fare as hapësira debati e veprimi politik dhe publik parimor, e aq më pak një Reformë Zgjedhore që e bën qytetarin zot të zgjedhjeve dhe vullnetit të tij. Duan partitokraci, kryetarokraci dhe përplasje ose marrëveshje gangsterësh dhe oligarkësh. Gjithë retorikat e Edi Ramës për çuarje për skrap të PD dhe LSI janë vetëm një kamuflazh për të fshehur “dashurinë” e tij të flaktë për partnerët e përhershëm nga krahu tjetër. Ndaj, me apo dakordësim, kjo krizë që e ka kapluar vendin, meriton zgjidhje serioze. Fillimi i zgjidhjes së krizës do të ishte vetë ikja e Edi Ramës prej Kryeministrisë dhe krijimi i kushteve për një marrëveshje të gjerë dhe transparente nën kulturën dhe parimet e shtetbërjes, jo pazareve partitokratike, kryetatokratike dhe private. Ne si LDE jemi pozicionuar qartë si një parti e djathtë opozitare që do të hyjë në zgjedhje për të ndikuar sadopak në mbjelljen e një kulture të re politike. Ne duam që udhëtimi properëndimor i Shqipërisë të jetë i pandalshëm dhe realisht e vetmja rrugë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here