Sfida/ ‘Loro Boriçi’ do të ‘pushtohet’. Biletat e shitura për Shqipëri-Turqi…

0
130

Sfida ndaj Turqisë do të jetë hapëse për eliminatoret e kuqezinjve të drejtuar nga Panucci, të cilët do të gjejnë mbështetjen e tifozëve në një stadium që pritet të jetë plot.

E gjithë vëmendja futbollistike në vend do të përqendrohet në “Loro Boriçi” ku Shqipëria do të nisë rrugëtimin drejt “Euro 2020”.

Kur na ndajnë edhe disa orë nga starti i ndeshjes, deri tani janë shitur rreth 11 mijë bileta në “Loro Boriçi” që ka një kapacitet rreth 16 mijë vendësh.

Numri i biletave të shitura pritet të rritet akoma edhe më shumë dhe deri në mendje do të jetë një numër i vogël i vendeve që do të ngelin bosh.

Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here