Ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu: Berisha, mbështetës kryesor i SPAK dhe BKH

0
224

Në ndryshim nga qëndrimi i djeshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, vetë ish-ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, para tre vitesh ngrinte lart rolin e Sali Berishës në mbështetje të SPAK dhe të BKH.

Në një intervistë në shtator të vitit 2018, Donald Lu theksonte mbështetjen e Berishës për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit.

Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort.

Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit,” deklaroi Donald Lu për Vizion Plus.

Ndërkohë Departamenti i Shtetit deklaroi dje se retorika e Berishës shkon kundër kësaj reforme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here