KAS pranon kërkesën e LSI, do rinumërohen 114 kutitë e Beratit…

0
120

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit, duke hapur nga e para 114 kuti.

Kutitë pritet që të hapen sot në orën 14:00, dhe do të rinumërohen vetëm votat që janë hedhur për subjektet dhe jo për kandidatët.

Gjatë diskutimeve të sotme në KAS, LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, kërkesë e mbështetur dhe nga PD.

PS ra dakord për rinumërimin, por vetëm të kutive të ankimuara.

Dje KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se një herë.

KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI. PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here