Zbulohet varreza antike, ndërpriten punimet për rrugën e re në Apoloni…

0
179

Gjatë punimeve për ndërtimin e by-pass-it të Apolonisë, janë zbuluar gjurmët e një varreze masive antike. Varreza ndodhet jashtë murit rrethues të qytetit antik.

Sipas arkeologëve, varreza masive i përket periudhës romake, shekullit të parë, para Krishtit.

Gërmimet për zbulimin e qytetërimit të lashtë, janë ndërprerë që më 11 maj, pasi do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e by-pass-it të Apolonisë.

Gjatë gërmimeve, arkeologët zbuluan shtratin e një përroi të periudhës helenistike, një varr dhe një ndërtese banimi e periudhës romake.

Në këtë pjesë, ndodhet edhe një furrë e antikitetit të vonë, me gurë nga qyteti antik i Apolonisë, që i përket viteve 400-500 pas Krishtit., njofton TV Kombi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here