Rrethimi i parlamentit me gjemba/ Reagon Boçi: Policia si trupë paramilitare nën urdhrat e kapos…

0
87

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka komentuar masat e marra nga Policia e Shtetit për protestën e kësaj të marte që opozita do të zhvillojë përpara parlamentit.

Sipas Boçit, rrethimi i parlamentit me tela me gjemba dhe përdorja e lëndëve helmuese i ka shndërruar efektivët e policisë në trupa paramilitare me uniformë shtetërore.

Boçi i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër përpara parlamentit të protestojnë edhe për dinjitetin e nëpërkëmbur të Policisë së Shtetit.53367954_2117087258344323_21967782761463808_n

Reagimi i Luçiano Boçit:

MILITARIZIMI I POLICISË DHE SHTETI I RRETHUAR
Stina e protestave dhe ardhja e një ushtaraku në drejtimin e Ministrisë së brendshme, ka deformuar thelbësisht funksionin dhe sjelljen e policisë.
Ajo ka humbur edhe atë pak “rybe” të mbetur pas implikimit të saj në mbjelljen, korrjen e shitjen e hashashit.
Tashmë policia i ngjan më shumë një trupe paramilitare pa moral, në shërbim të kapos.
Ajo nuk është më policia e shtetit.
Ndërsa vetë shteti i rrethuar ngado, i ngjan një gazerme nga ku dalin të gjitha komandat.
Trupa paramilitare me uniformë shtetërore, ndërkohë po përdor njohuritë ushtarake të ministrit, për të luftuar “armiqtë” qytetarë, me metodat e ish artit ushtarak popullor.
Lëndët helmuese luftarake (LHL) tani shoqërohen me tela me gjemba dhe nuk është çudi që pas kësaj të shohim dhe llogore.
Jo vetëm kaq.
Përdoren metodat e asgjësimit pjesë-pjesë, e goditjes drejtpërdrejtë të drejtuesve, e mësymjes së shpejtë, e kapjes në befasi, e dekurajimit me qendra zëri shurdhuese, e infiltrimit të maskuarve etj.
Keqardhje për policët, revoltë për drejtuesit.
Nesër protestojmë dhe për dinjitetin e nëpërkëmbur të policisë së shtetit.
Kur policia sillet si ushtri, fundi është i sigurt!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here