Qeveria vonoi pesë muaj fillimin e projektit për mirëmbajtjen e rrugëve

1
158

Muajin e ardhshëm pritet të nisë zyrtarisht projekti i mirëmbajtjes së rrugëve me Bankën Botërore për 5 vitet në vijim. Projekti arrin vlerën e 128 milionë eurove, nga të cilat, 65.9 milionë euro është hua e dhënë nga Banka Botërore dhe 41.2 milionë euro do të financohen nga qeveria shqiptare, për mirëmbajtjen e rreth 1300 km rrugë kombëtare nga 4000 që ka aktualisht vendi.
Financimi do të shkojë për mirëmbajtjen periodike dhe rutinë të Rrugëve Parësore dhe Dytësore të rrjetit kombëtar të menaxhuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të kontratave të mirëmbajtjes, me bazë-performance për një periudhë 5-vjeçare. Që do të thotë se paratë do të disbursohen bazuar në arritjen e indikatorëve të përcaktuar në marrëveshjen mes palëve, gjë që pritet të sjellë rritje të djeshme të standardeve të mirëmbajtjes, ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani.
Huaja e dhënë nga Banka Botërore është miratuar në muajin Maj të vitit që lamë pas, ndërsa ka hyrë në fuqi në 25 Shtator, qe do të thotë se ka pasur rreth 5 muaj vonesë për lidhjen e kontratave përkatëse.
Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër Rajone: Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës; Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Dibrës dhe Tiranës; Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës; Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here