Më shumë se të blera, zgjedhjet janë të vjedhura me ligj!

0
99

Nga Ylli Manjani 

Më shumë se të blera, zgjedhjet janë të vjedhura me ligj.
******
Fakt është që zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet e dyta më të vjedhurat, pas atyre të vitit 1996.

Më shumë se të blera, zgjedhjet janë të vjedhura. Të vjedhura me ligj. Me ligj të diktuar dhunshëm nga partia moniste në pushtet.

Republika e Ambasadorëve ra squk, kur “i dashuri i tyre” ua grisi ligjin konsensual të zgjedhjeve dhe miratoi ligjin monist të vjedhjeve. Natyrisht nuk ishte detyra e tyre të na bënin ligje, por mund të mos ofronin garanci nëse nuk i kishin. Dhe kur dështuan, duhet të kishin vënë gishtin tek ai që i përzuri dhe i injoroi. Nejse, punë për ta.

Sidoqoftë fakti mbetet fakt:
Zgjedhjet u vodhën. U vodhën me ligj.

Dhe ky fakt nuk mbulohet as me opinione, as me deklarata pordhësh syfyri, as me stërvitje ushtarake, as foto me Erion Velinë&co. Nuk mbulohet madje as me vizën e hequr politikisht për Berishën e as me vizat e Ramës…

Pranimi ose jo i këtij fakti, pra i vjedhjes së zgjedhjeve, do të përcaktojë të ardhmen e afërt të bashkëpunimit politik në vend.
Bashkëpunim (jo koalicion) për të cilin vendi ka nevojë. Kanë nevojë shqiptarët, jo amerikanët për bashkëpunim politik.

Bashkëpunim, jo pazar!

Të tjerat janë garnitura që nuk i shërbejnë Shqipërisë politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here