Nëse Europa është kjo, nuk e dua Shqipërinë si gjithë Evropa…

0
113

 

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Thirrja e famshme e fillim viteve 1990, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, u rikthye sërish në atdheun e vet, Shqipëri, në fundin e vitit 2018 dhe ën fillim të vitit 2019. Shqipëria si gjithë Evropa, u bë lajtmotivi i ikjes së shqiptarëve me shpresën që së paku këta të fundit do të bëheshin si evropianët. Evropianët e fillim viteve 1990, dolën hapur për ndryshim dhe mbështetën pa rezerva Ndryshimet demokratike të vendit. Evropianët e atëhershme, na mësuan shumë. Më shumë se gjuha e tyre dhe paratë për punët që bënim, na mësuan të duam shtetin, ligjin, e mbi të gjithë të respektojmë të drejtën për të qenë i lirë, për të luftuar me çdo mjet për të drejtën tonë dhe sigurisht po aq fort për të drejtat e të tjerëve, që nuk e kanë të mundur të luftojnë për të drejtat e tyre.

Po çfarë na mëson Evropa sot?

Sot Evropa ka tjetër këndvështrim, tjetër qasje siç i thonë evropiançe. Nuk ka më dëshirë të flas për të drejta e njeriut, për shkeljen e tyre, standardet e një drejtësie të pavarur dhe të munguar, për urinë, varfërinë, shëndoshjen e demokracisë. Sot Evropa ka dëshirë të flas për stabilitet, qëndrueshmëri të vendit. Stabilitet, e sikter të tjerat. Standardet e tjera nuk kanë më pikë rëndësie. A vidhet vota? Po. Por vjedhin të gjithë. A ka ndonjë ndikim mbi rezultatin e zgjedhjeve? JO?! A ka rëndësi më shumë kërpudha në kryeministri, se vjedhja, korrupsioni, krimi i organizuar? PO?! Sepse është vepër e Evropit enkas për Komandantin tonë suprem. Kush e ka prishur ju thaftë dora, kush e ka sharë ju thaftë goja, e kush ka guxuar të shkruaj kundër saj ju thaftë boja?! Tjetër xhuher nga Evropi doni? “Dhuna nuk është rruga e duhur”, por gazi kimik kundër popullit që del në rrugë është një zgjidhje demokratike kundër gjithë lanetëve që guxojnë, të na prishin stabilitetin. Prishen shtëpitë, shkatërrohet një lagje e tërë, sepse një firmë fantazmë me dokumente të falsifikuara i duhen ca miliona euro dhe Evropa thërret me të madhe: Njerëz mos u mërzisni, të gjitha veprimet kanë një emër stabilitet. Nëse vota shitet e blihet, kjo edhe mund të ndikoj në demokraci por aspak në stabilitetin e vendit. Në fund të fundit, në Angli gratë që u shtypën nga kuajt dhe u revoltuan kundër sistemit, duke lënë edhe jetën e tyre, nuk e bënë për më shumë të drejtë dhe zgjerim të demokracisë, por për hir të stabilitetit të vendit. Edhe në Ukrainë, populli doli në rrugë në pikë të ftohtit, jo për korrupsionin, jo për abuzimet, jo për shtrembërimin e demokracisë, por për hir të stabilitetit.

E nëse vërtetë disa nëpunës të Evropës, përfaqësojnë atë, atëherë nuk ka ç’më duhet Evropa

Kur dëgjon se djegia e gomave dhe hedhja e shashkave quhet dhunë, mendja të shkon menjëherë tek jelekverdhët e Francës, bllokimet e rrugëve të fermerëve në Greqi, demonstrimet e fuqishme të viteve 1968 të studentëve në Evropë. Me siguri në vendet e tyre, demonstrimet siç i kemi parë në TV, mund të etiketohen fare mirë terrorizëm. Për shembull si mund të etiketohen sot ngjarje shumë të afërta të ish-opozitës: Shtrirja ën rrugë dhe bllokimi i tyre nga Fino, Leskaj, Ligori. Djegia e makinave të qytetarëve të thjeshtë, në mes të Tiranës, tek Piramida, nën regjinë, skenarin dhe orkestrimin e Saimir Tahirit. Hedhjen mbi policët, për të hyrë me forcë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Taulant Balla. Shkuljen e pllakave dhe hedhjen mbi policinë e shtetit, pa kurrfarë arsye dhe pa kurrfarë provokimi. Sigurisht përgjigjen për to e ka në majë të gjuhës Taulant Balla, Ervin Bushatit, Elisa Spiropali, Vasilika Hysi etj. Në atë mot 2009, 20101, 2011, këto ishin përpjekje për demokraci, sot, sipas “Rilindësve”, tanë të ndritur Balla, Spiropali, Hysi &Co, “përpjekjet e opozitës, populli që del ën rrugë na prish imazhin, nuk duan drejtësi të pavarur, nuk duan të na fusin në Evropë, kërkojnë karrige dhe kolltuqe, janë huliganë, kriminelë, njerëz në kërkim ndërkombëtar etj. Sot rrezikohet e ardhmja e vendit-sipas të njëjtës dorë që shkruan të njëjtat fjalime. E në fakt ja vlen të dëgjojmë më mirë Ballën me shokë, Klosin, i cili, së fundmi ka shfaqur edhe aftësi të larta në fushën e kërcimit së larti dhe së gjati, sesa evropianët. Kjo pasi janë në të njëjtën gjatësi vale. “Drejtësi e pavarur” thërrasin si qeveritarët ashtu edhe ndërkombëtarët. Po, mor, po. Arta Marku kryeprokurore me votat e së majtës, Donika shoqja e ngushtë e Artës, e anatemuar nga vetë ndërkombëtarët e ONM-së, në SPAK. Më shumë se kaq, mund të kërkosh drejtësi të pavarur. Bëmë zgjedhje të lira. Po të lira ishin posi. U vodhën apo u blenë 20% por nuk ndikon në rezultat, se të gjithë vjedhin. Duam më shumë standarde demokratike. Sigurisht që ka. PPP, koncensione, pasaporta që humbasin rrugëve të botës, por që janë pjesë e shëndoshjes së demokracisë. Gazi helmues e shëndoshë edhe më tepër demokracinë, në sytë dhe bekimin e evropianëve. Në vendin e tyre do të kishte një hetim shumë serioz, për helmimin në masë të popullsisë, këtu nuk flitet fare, pasi jemi në Shqipëri. Të enjten në 14 shkurt, pra dy ditë përpara protestës së parë të PD –LSI-së në Tiranë, parlamenti Europian votoi me 438 vota pro dhe 78 kundër një rezolutë që dënonte dhunën e shproporcionuar të policisë gjatë manifestimeve. Ky diskutim u hap pas protestave tejet të forta të jelekëve të verdhë në Francë të cilat shpesh degjeneruan në shkatërrim prone, djegie bashkish, zënie rrugësh dhe goditje mbi policinë. Dhe pavarësisht nga këto deputetët e hemiciklit të Strasburgut konsideruan se policia duhet të mos përgjigjet në mënyrë të shpërpjestuar pasi më e rëndësishme është që të ruhet liria e të manifestuarit sesa mbytja e saj. ( referenca Lapsi.al)”.

Dhuna nuk i duhet askujt e aq më pak opozitës. Opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë frikë nga APK e BKH, pasi nuk ka pushtet e aq më pak tani edhe pa mandate. Prokuroria është e lirë të hetoj, më e lirë se kurrë ndaj një grupi 50 e kusur politikanësh. Nuk do opozita Evropën? Cila? Ajo që doli në sheshe me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ajo që e bëri Shqipërinë anëtare të Këshillit të Evropës, ajo që e futi në NATO, që mundësoi liberalizmin e vizave. Sigurisht dhe pa as më të voglin dyshim, që ka po kaq rëndësi kontributi i shoqërisë, durimi i saj, përpjekjet dhe sakrificat, për të ecur me sa të mundemi drejt shteteve më të përparuar të perëndimit. Por nëse Evropa sot na mëson se pak hajdutllëk, [pak më shumë korrupsion, shumë më tepër abuzim me të drejta dhe liritë e individit dhe lënie dorë të lirë policisë për të shtypur me mjetet e Asadit, protestat e opozitës, atëherë këtë Evropë nuk e duam, ose të paktën unë vetë nuk do të dëshiroja kurrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here