Një shaka pa kripë/ Tallja e qeverisë me bursat, në lojë të gjithë mundin e studentëve ndër vite dhe sakrificat e familjarëve…

0
107

Kanë kaluar vetëm 3 javë nga rikthimi i studentëve në auditore ndërkohë që presioni i qeverisë për të ndalur rebelimin e tyre vazhdonte prej kohësh.

Shumë prej studentëve edhe pse nuk ndihen të përfaqësuar nga programi i qeverisë për Paktin e Universitetit, kanë vendosur ti rikthehen procesit mësimor me shpresën se pas protestave, qeveria do të formalizojë disa prej kërkesave të tyre. Por, skandalet me administrimin e fondeve të fakulteteve nuk kanë të sosur.

Premtimi për dhënien e bursave jo vetëm që nuk u mbajt por vuri në lojë të gjithë mundin e studentëve ndër vite dhe sakrificat e familjarëve të tyre për të kryer studimet.

Në faqen Studentët Denoncojnë, një student që priste prej diësh marrjen e bursës është skandalizuar kur ka parë në llogarinë e tij kalimin e bursës me një shifër qesharake prej 12000 lekë të vjetra.

A thua të jetë vallë kaq kostoja kompesuese e një studentit ekselentë? Me siguri që Minsitria e Arsimit dhe kryeministri Rama, i cili është vetshpallur edhe protestuesi i fundit nga rradhët e studentëve, e kanë një alibi edhe për këtë tallje.Por, a mundet vallë ‘i fundit i mojkanëve’ të justifikojë papërgjegjshmërinë e të përzgjedhurve të tij ndërkohë që fakultetet dhe autonomia që i ka dhënë kryeministri tallen cdo ditë me studentët?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here