‘Ç’është ky shtet që nuk ka Gjykate të Lartë.’ Ish-deputeti i PD-së: Nuk ka më kthim pas kryeministër…

0
119

Qytetarët e Astirit në fjalimet e tyre kanë thënë se nuk do të ndalin protestat deri në largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish në ditën e 112-të të protestës për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Banorët kanë përshëndetur vendimin e opozitës për lënien e mandateve si dhe kanë vlerësuar mbështetjen e opozitës për kauzën e tyre.

Në fjalën e tij në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, deklaroi se tashmë nuk do të ketë më kthim mbrapa, duke i bërë thirrje kështu të gjithë shqiptarëve që të enjten të bashkohen të gjithë kundër Edi Ramës.

Ç’është ky shtet që nuk ka Gjykate të Lartë, ç’është ky shtet që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ç’është ky shtet që ka një parlament pa opozitarë të cilët nuk pranuan të ishin fasadë për krimin e organizuar. Ky është një shtet privat i Edi Ramës’, ka thënë ish deputeti Balliu.

Jetojmë në një kohë të vështirë, dramatike për sistemin politik dhe sistemin e drejtësisë. Ktu nuk ka kthim pas zotëri.  Do t’i bëja thirrje cdo shqiptari që të enjten të bashkohen në protestën masive për të pasur një jetë normale dhe dinjitoze në këtë vend’, ka përfunduar fjalën e tij në protestën e banorëve të Astirit ish deputeti.

Ndërkohë që banorët e Astirit, në ditën e tyre të 112-të të protestës, nën thirrjet ‘Rama ik’, Poshtë diktatura’ dhe ‘Liri, Demokraci’, e mbështetën fjalën e ish deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliut si dhe vazhduan të merrnin fjalën njëri pas tjetrit për të shprehur qëndrimet e tyre ndaj projektit dhe problematikave të tjera në lidhje me ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here