E Fundit/ Pasagjerët tregojnë panikun mes detit dhe errësirës. Defekti që pësoi trageti “Rigel I”

0
174

Pasagjerët shprehen tepër të irrituar për vonesat si dhe tregojnë për panikun e madh të cilin kanë përjetuar në mes të detit dhe në errësirë.

Pas defektit teknik që pësoi trageti “Rigel I”, dhe qëndrimit mes panikut të 280 udhëtarëve në det të hapur, burimet e Fax Web bëjnë me dije se ai sapo ka mbërritur në Portin e Durrësit.

Ata janë shprehur se askush nuk ju jepte sqarime se çfarë po ndodhte diçka që ka shkaktuar shumë panik tek udhëtarët.

Kujtojmë se trageti e ka dhënë mbrëmë pas mesnate alarmin e emergjencës pasi mendohet se ka patur probleme me panelin e kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Kjo ka bërë që “Rigel I” kompanisë Venturis Feries të qëndrojë për rreth 3 orë në det te hapur i cili ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qendrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kanë denoncuar këtë situatë dhe në redaksinë e Fax Neës.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për nxehje e sistemit te panelit të kontrollit dhe kanë pritur të ftohet që më pas te rinisë udhëtimi drejt portit të Durrësit.

Ndërkohë kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka bërë të ditur më herët se sapo trageti të mberrijë në Portin e Durrësit, nga ana e saj do të dërgojë grupin e Kontrollit Shtetëror Portual për të bërë inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here