Moderatorja habit me deklaratën: Femrat më bëjnë ‘puç’ në televizion!

0
417

Moderatorja ka treguar se femrat gjithmonë i bëjnë puçe nëpër televizione, pasi shprehet se janë xheloze.

Einxhel Shkira është ndër moderatoret më të pëlqyera dhe më të përfolura njëkohësisht.

Moderatorja prej disa kohësh është shkëputur nga ekrani, por edhe pse ka treguar se do të rikthehet ende nuk dihet ndonjë gjë konkrete.

Mirëpo Einxhel ka habitur me një deklaratë të bërë së fundmi në ‘Thumb’ me Fatma Haxhialiun dhe Aulona Mustën.

‘Mua më ndodh që në televizion të më bëjnë puçe dhe çuditërisht janë femra. Unë nuk jam as ajo femra që të marr të dashurin. Unë jam ekstrem feminist dhe kam dëshirën e madhe që edhe femrat e tjera të dalin mirë. Por ekziston një lloj dëshire që unë mos të jem më asgjëkundi. Unë këtë ja kam lënë atyre si faturë, kanë problem me veten. Ata kanë shpikur pafund për mua, gjëra të pavërteta dhe këtë e justifikoj si xhelozi femërore duke qenë se unë jam mirë e zgjuar, e paparë. E kam vënë re se vetëbesimi im i bezdis njerëzit’, është shprehur Einxhel duke ngritur dilema nëse ka qenë kjo arsyeja përse është larguar nga punët e mëparshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here