Mjeku roje u godit me tullë nga pacienti i dehur, flet drejtoresha e spitalit

0
6

“Njeri nga familjarët ka dalë jashtë, ka marë  tulle dhe bisht fshese dhe ka goditur njërin nga mjekët”

Menjëherë pas incidentit të rëndë në spitalin e Durrësit ku mjeku roje u godit me tullë nga dy pacientë të dehur, drejtoresha e spitalit Durrrës, Nadire Jani sqaron ngjarjen për “Balkanweb”.

Në një prononcim për gazetaren Klodi Haxhiaj, Jani  shprehet se sherri mes pacientëve ka nisur në momentin që roja i spitalit ka tentuar t’i nxjerrë jashtë. Gjatë përplasjes mes rojes dhe pacientëve janë përfshirë edhe mjekët e spitalit, ku njëri prej tyre është goditur me tullë.

“Ka tentuar roja për t’i nxjer dhe i janë kthyer rojes, ngaqë kanë qenë duke bërtit ka ndërhyrë një pacient tjetër për të shuar sherrin dhe aty ka filluar sherri. Në atë kohë kanë qenë 3 mjekë që kanë ndërhyre për ti ndarë. Njeri nga familjarët ka dalë jashtë, ka marë  tulle dhe bisht fshese dhe ka goditur njërin nga mjekët”, tha Jani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here