Regjisori i njohur bën paralajmërim ogurzi: Do vritet… Ja çfarë tha Artan Rama…

0
205

Duke marrë shkas nga precedenti i gazetarit investigativ sllovak Ján Kuciak, i cili u ekzekutua një vitë më parë, regjisori i njohur shqiptar Artan Rama paralajmëron një skenar të tillë edhe në vendin tonë.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan: “Si sot një vit më parë u ekzekutua gazetari sllokav Ján Kuciak. Disa muaj përpara ekzekutimit ai publikoi në Fb kërcënimet që kishin mbërritur në telefonin e tij. Por autoritetet heshtën dhe siç rezultoi dështuan në mbrojtjen e tij. Ky është një dështim edhe për Bashkimin Europian ku shpesh pasiguria e gazetarëve investigativë mbulohet nga maska plot shkëlqim e propagandës së demokracisë”.

“Ne një vend si Shqipëria, ku gazetarët fyhen dhe përgojohen publikisht, nga vetë kryeministri në radhë të parë, një gjë e tillë do të ndodhë, herët a vonë…”, paralajmëron Artan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here