Qëndrim unik i “Botës” demokratike. Guaido si president i Venezuelës, Shehu: Vendim i duhur

0
87

 Ish ministri i jashtëm dhe deputeti i PD, Tritan Shehu në rrjetin social facebook, ka vlerësuar të drejtë vendim për të njohur z.Guaido si President të Venezuelës.

Tritan Shehu thotë se vendimi për të njohur Guaido si President jo vetëm është një vendim në drejtimin e duhur, por është dhe një sinjal pozitiv për te gjithë popujt qe ngrihen kundër mohimit të të drejtave.

Statusi i plotë:

Vendimi i fundit i vendeve kryesore te BE si Franca, Gjermania, Spanja etj, per te njohur Z. Guaido si President te Venezueles i arritur nga protestat popullore, jo vetem qe eshte nje vendim ne drejtimin e duhur, por eshte dhe nje sinjal pozitiv per te gjithe popujt qe ngrihen kunder mohimit te te drejtave, krimit, korrupsionit,etj:
1-Ky vendim, qe eshte sinkron me qendrimin e ShBA, flet per nje pozicion te njejte e ne kohezion te BE brenda saj, si dhe me ShBA e vende te tjera kryesore te NATO-s jashte BE, duke marre keshtu veprime e pergjegjesi te perbashketa.
2- Ky qendrim, qe synon ne rivendosjen e demokracise ne ate vend, demokraci qe nuk mund te vendoset per aq kohe sa ne pushtet eshte Maduro, merr nje rendesi te vecante, duke dale nga e ashtuquajtura politike e mos “nderhyrjes” e hapur nje precedence te rendesishme ne mbrojtje te lirive e te vlerave kudo ne bote, ne perkrahjeve te perpjekjeve popullore per keto.
3-Gjithashtu ky qendrim unik tashme i “Botes” demokratike ka dhe nje domethenie tjeter. Rregjimi i Maduro-s eshte gjithashtu edhe nje rregjim thellesisht i korruptuar e i lidhur me boten e krimit, droges, trafiqeve, qe sundon nepermjet tyre, te cilit Perendimi sic duket ka vendosur t’i deklaroje “lufte”, se bashku me popujt qe jane te vendosur ta bejne kete gje.
4-Ne nje kohe qe ne rruzull regjime diktatoriale apo te reja autokratike po vene ne pikepyetje paqen, lirite, demokracine, te drejtat e njeriut, duke u bere pjese e nje loje te rrezikeshme antivlere e ne lidhje te ngushte me boten e krimit, ky qendrim i perbashket i demokracive, vecse shton shpresat e stimulon perpjekjet per drejtesi, duke trembur e stepur diktatoret, autokratet, te korruptuarit e te lidhurit me krimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here