Në qendër të Tiranës!!! Nis ndërtimi i pallatit 77 metra që lë në hije Kullën e Sahatit…

0
408

Një kullë e re me 24 kate do të lartësohet në qendër të Tiranës vetëm 8 metra larg kullës së Sahatit. Projekti i radhës është firmosur një vit më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Në qendër të Tiranës ka nisur pa bujë ndërtimi i projektit 24 kate për firmën e  favorizuar nga pushteti. Argumentet pse dyshja Rama-Veliaj po kryejnë masakër në zonën e mbrojtur të kryeqytetit

Në plan të parë, gjithçka duket se është e rregullt, nëse qëndron argumenti për zhvillimin e kryeqytetit në dimensionet e modernitetetit, por mbi këtë arsyetim qëndrojnë dhjetëra kundërargumente, që kulla 77 metra e lartë. Së pari, fakti që leja jepet në zonën e mbrojtur të Tiranës rrëzon çdo ndërtim, madje edhe godinat përdhese e aq më tepër kullat. Së dyti, projekti i jepet një firme, e cila lidhet miqësisht me kryeministrin përmes bijës së bashkëshortes së tij. Po ashtu, mungesa e një tabele që identifikon nisjen e punimeve, duket si shkelje cinike, por që automatikisht mbart mungesën e transparencës për qytetarët.

Shklejet

Prej disa ditësh është rrethuar me panele llamarine pjesa qendrore e Tiranës nga Kulla e Sahatit deri te pallati 3-katesh ndërmjet rrugës “28 Nëntori” dhe rrugës “Abdi Toptani”.  Asnjë tabelë informuese, ndërsa ekskavatori ka filluar punën. Krimi apo çmenduria apo korrupsioni ka filluar me VKM 325, 12.4.2017 , pra dy ditë përpara miratimit të planit të përgjithshëm vendor me vendimin e KKT Nr.1, 14.04.2017. Në bazë të kujt logjike, arsyetimi e nevoje hiqet pjesa më e madhe e zonës së mbrojtur së kryeqytetit që ishte shpallur dhe ndoshta edhe zbatuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 180, 13.04.2000. Si mund të shfuqizohet ajo VKM, me një të rënë të lapsit dhe duke e bërë kinse në emër të ligjit  “Për Trashëgiminë Kulturore”? A nuk është kjo shkelje e ligjit që me termin më identifikues përbën “skandal”? Nga harta TR030 e njësive strukturore në nivel qyteti, pjesë e Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, del se aty është hedhur me ngjyrë të verdhë, kufiri i zonës së mbrojtur me VKM nr. 180, 13.04.2000 dhe në legjendën e hartës është një katror me vija 45 gradë, po përsëri me ngjyrë të verdhë që shkruan Zonë e Mbrojtur . Ndërsa pasaporta (tabela ku jepen intensiteti i ndërtimit të njësisë strukturore, lartësia maksimale e kateve, intensiteti i ndërtimit i parashikuar, do jetë me PDV zona apo jo, etj) për njësine strukturore TR/1 që përfshin gati gjysmën e zonës së mbrojtur thotë te tipologjia e ndërtimit, – ndërtime tip kulle dhe shumicën e parametrave i ka lënë të përcaktohen me PDV. Kjo pasaportë dhe të tjerat për njësitë e tjera strukturore  nuk gjenden internet dhe as nuk përmenden në vendimin e KKT-së për PPV e Tiranës. Si është e mundur që pasaporta që është thjesht zbërthim i hartës se përdorimit të tokës, baza e PPV-së,  të lejojë e parashikojë ndërtime në një zonë të tille ku harta thotë “Zonë e Mbrojtur”? Mashtrim, harresë, apo shpërdorim detyre? I tille është referuar ky PPV edhe në të ashtuquajturat dëgjesa publike, në këshilla teknikë, në këshill bashkiak  apo edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të tillë e ka firmosur “Zonë të Mbrojtur” dhe njëkohësisht me pasaportë që lejon ndërtime tip kulle? Ndërsa, VKM 180, e vitit 2000 ka ngarkuar ministritë përkatëse për prishjen e ndërtimeve të paligjshme të përhershme apo të përkohshme dhe realizimin e projektit për ruajtjen dhe restaurimin e elementeve përbërës të ansamblit të mësipërm, në përgjithësi. Pra, brenda kësaj zone të mbrojtur VKM 180, 2000, që ka qenë në fuqi deri në momentin e miratimit të vendimit Nr.1, 14.04.2017, të KKT-së për planin e përgjithshëm vendor të bashkisë, Tiranë detyron ruajtje dhe restaurim, jo ndërtesa tip kulle? Kush ka lajthitur që ka paraqitur një pasaporte te TR/1 dhe pjesës tjetër të zonës së mbrojtur të tillë dhe pastaj ka dhënë gjithë këto leje ndërtimi të kundërligjshme për kulla dhe xhungël betoni pranë kullës së Sahatit , mbrapa Hotel Dajti, te Teatri kombëtar etj? Me këtë pasaportë të kundërligjshme konsiderohet i gjithë vendimi Nr. 1, 14,04.2017 i KKT-së për PPV të bashkisë Tiranë i pavlefshëm apo një pjesë e tij, kemi pavlefshmëri absolute apo relative? Këtë mund ta thonë vetëm juristet. Pra, si ndryshoi gjithë ajo punë shumëvjeçare studimi, planifikimi e diskutimi në publik dhe me specialistë ku ishte planifikuar Zonë e Mbrojtur në bazë të VKM-së 180, viti 2000, që ishte në fuqi dhe me një të rënë të lapsit u ndryshua brenda natës dhe pak kohë apo një vit më vonë filloi dhënia e lejeve të ndërtimit për kulla gjigande brenda zonës së mbrojtur? VKM nr.323, datë 12.04.2017, ka hyrë në fuqi me 20.04.2017, pra 6 ditë pas miratimit të PPV të Tiranës me vendim të KKT-së. Mirëpo ka një sarkazëm në nenin 3 , pika 3, të VKM: Plani i përgjithshëm vendor i qytetit të Tiranës duhet të marre parasysh dhe kufijtë dhe kriteret e qendrës historike dhe zonës se mbrojtur ne qytetin e Tiranës”. Po kështu, skandaloz është edhe neni 9, pika 2, që edhe në këtë zonë të mbrojtur të sakatuar që e përmend vazhdimisht, do lejohen ndërtime të reja.

Përgatiti N.Gjergo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here