Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, është ndalur te situata e pandemisë në vend dhe fushata e vaksinimit masiv, njoftuar nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë intervistës së tij për Ora News, sipas Vasilit, vaksina kineze “Sinovac” nuk njihet nga asnjë prej agjensive prestigjoze të barnave në BE dhe SHBA.
Petrit Vasili: Së pari, këtu besoj jemi të ndarë qartë. Nuk kam ndërmend të flas si njeri i politikës e kjo punë është zanati im. Në këtë pikë, pa modesti, nuk mund të marr mend as nga Edi Rama, as nga kjo Ogerta Manastirliu dhe tërë sharlatanët që e rrethojnë.
Të vijmë te vaksina. Para kësaj, me çfarë vaksinohemi. Kjo është pyetja që bën çdo shqiptar: çfarë do të inokulohet në trupin tim?
Vaksina kineze ka shumë çështje të mëdha pa zgjidhur. Të cilat kanë të bëjnë me mua, me ty, me të gjithë që bëhen objektiv i përdorimit të saj. Vaksina kineze nuk është njohur nga asnjë institucion europian, farmakologjik, që ka të drejtën ta njohë dhe ta certifikojë. Dhe ai kryesori është EMA. Ky është fakt që s’e luan topi.
Fakti i dytë është se, as FDA, Agjencia Amerikane e Barnave, abslutisht nuk e certifikuar, bile kj agjensi ka qenë shumë e rezervuar në shqyrtimin e AstraZeneca, që gjithësesi është prodhim me standarte më të larta.