Terror në fakultet/ Studentët e Ngujuar: Policia private na goditi dhe dhunoi fizikisht

0
116

Një grup studentësh në fakultetin e Drejtësisë kanë qëndruar gjithë natën të ngujuar në ambientet e fakultetit .

Për mikrofonin e Ora News studentët thonë se janë dhunuar nga policia private.

“Ne ishim ngujuar gjithë natën në fakultet dhe policia private na erdhi na goditi, na intimidoi dhe dhunoi fizikisht. ” tha një student për Ora News.

Studentja tjetër dëshmon: Jam goditur me karrige nga secyrity. Dekani na mbështeti bashkë me pedagogët kur pamë atë skenë të tmerrshme. Ndërkohë që policia private duhet të ketë urdhër nga dikush tjetër.

Studentët bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve për ti mbështetur dhe thonë se do të bëjnë padi penale për policët që kanë ushtruar dhunë.

“I bëjmë thirrje bashkëmoshatarve të na mbështesim për të mbrojtur kauzën tonë. Na kanë kërcënuar se në momentin që do dilni jashtë do ju marrim shpirtin. Na kanë kërcënuar personalisht, që mbrëmë në orën 01:00 dhe sot në mëngjes. Do  të bëjmë padi penale ndaj tyre”

Për Ora News ata thonë se nuk do të heqin dorë por do ta përshkallëzojnë deri në grevë urie.

Gazetarja e Ora News, Xhensila Demollaj duke dhënë një panoramë nga fakulteti i Juridikut thotë se dera është e bllokuar me karrige dhe banka ndërsa jashtë ambienteve të universitetit ndodhen forca të shumta policie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here