Në brendësi të shkëmbinjve vullkanikë, zbulohet minerali i ri. I formuar në epokën e dinosaurëve

0
144

Një kompani minierash në Izrael ka zbuluar një mineral të ri në brendësi të shkëmbinjve vullkanikë në malin Carmel, në veri të Izraelit.

Sipas shkencëtarëve dhe gjeologëve, minerali i ri me ngjyrë të errët është formuar nga shpërthimet vullkanike në epokën e dinosaurëve.

Minerali i çmuar është njohur nga Komisioni Ndërkombëtar i Mineralogjisë (IMA) për Mineralet e Reja, Nomenklaturën dhe Klasifikimin. Ky mineral quhet carmeltazite, sipas emrit të malit ku është gjetur, dhe përbërësit kryesorë të tij janë titani, alumini dhe zirkoniumi.

Carmeltazite është i ngjashëm si në përbërje dhe në pamje me safirin dhe ka formulën ZrAl2Ti4O11.

Por ajo që ka habitur më tepër shkencëtarët është se në brendësi të këtij guri të çmuar janë gjetur edhe gjurmë të shkëmbinjve jashtëtokësorë.

dfgdfhrj4rjfgh.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here