Shalsi ministër/ Deputeti tregon prapaskenat: Ja çfarë fshihet pas vendimit të Ramës…

0
148
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar emërimin e Eduart Shalsit nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Mbrojtjes së Sipërmarrjeve.

Ai shprehet se ku vendim ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me Kinën.

Shehu shkruan se Rama po kërkon të zhvendos ekonominë e Shqipërisë drejt Lindjes.

Postimi i Tritan Shehut

Emerimi i Shalsit ne postin e Ministrit te Mbrojtjes se Sipermarjeve ka per qellim forcimin e maredhenieve ekonomike e shkembimeve me Kinen, me qellim nje afrim edhe politik me kete vend, per te “care bllokaden”, qe Perendimi po i ben keto vite qeverisjes se Rilindjes.

Shalsi prej kohesh njihet edhe prej partnereve tane si nje “pilaster” i lidhjeve me Kinen, qe po punon per te “cvendosur” ekonomine e Shqiperise drejt Lindjes.

Pa dyshim ky eshte nje sinjal tjeter i forte politik ne panik i Kryeministrit ne braktisje, si dikur Hoxha, por qe bije qartesisht ndesh me politikat amerikane e europiane, me interesat jetike te vendit tone.

Nqs prej 5 vitesh nuk ka asnje invetim serioz Perendimor ne Shqiperi, shkaku jane politikat shkaterruese te kesaj Qeverie, vizioni i saj Lindor, elemente te cilat Kryeministri kerkon t’i thelloje nepermjet mesazherit te tij per deri ne Kinen e larget.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here