Xhaka feston titullin e 20 kampion me Bazelin (FOTO+VIDEO)

0
183

Skuadra e Bazelit është shpallur dje matematikisht kampione në Super Ligën e Zvicrës. Ekipi ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka fituar ndeshjen e vlefshme për javën e 30 me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Luzernës, duke mbyllur llogaritë e titullit edhe për këtë vit.

bazeli

Ky është titulli i 20 në historinë e klubit të Bazelit dhe gjithashtu i 8-i radhazi. Hegjemonia e kuqebluve në Zvicër nuk u thye as këtë vit teksa pas 30 javësh numërojnë 77 pikë të grumbulluara ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 javë për t’u luajtur.

xhaka

Pas ndeshjes, futbollistët dhe tifozët e Bazelit kanë filluar festën, e cila ka vazhduar gjatë. Në një moment të festës, fansat e kampionëve kanë brohoritur në kor edhe emrin e mesfushorit shqiptar.

bazel festa

xhaka1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here