Kryemadhi në takim me gjimnazistët. Vlerson protestën e studentëve…

0
142

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka nisur një bashkëbisedim me gjimnazistët sot për problemet e tyre në shkolla. Njeri prej të rinjve ngriti pyetjen: “Me këtë sistem, situatë që është krijuar, a duhet të ngrihemi në anarki?! Kjo mbetet në dorën e gjithsecilit,” – tha ai.

Kryemadhi e mori fjalën duke theksuar se anarkia është mjeti i fundit, por vlerësoi protestën e studentëve. Po ashtu, kujtoi vitet ’90 kur gjimnazistët iu bashkuan lëvizjes studentore. Po ashtu, edhe vitin’97, kur ishin gjimnazistët që përballeshin me Policinë, me forcat speciale.

“Ajo që të bën përshtypje, është se si studentët, që janë ngritur për tetë kërkesat e tyre ekonomike, janë edhe gjimnazistët. Në vitet e diktaturës, arsimi shqiptar ka qënë në nivele më të larta se sa është sot. Dhe kjo u duk kur ata shkuan në studime jashtë shtetit dhe dolën me rezultatet ekselente.

Sot, në këtë takim, të strukturave drejtuese të gjimnazeve të Tiranës, është e rëndësishme të hartohet një rezolutë e gjimanizistëve ku të kërkohet një reformim i sistemit arsimor, që bëhet më angazhim të qeverisë dhe bashkëpunim kombëtar.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here