Goditi me grusht Berishën/ 31-vjeçari kërkon lirinë në Apel, caktohet kur do të zhvillohet seanca

0
112

Është caktuar data për shqyrtimin e kërkesës së Gert Shehut në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon të lirohet nga qelia.

Seanca do të zhvillohet të mërkurën, 28 Dhjetor në orën 12:30. Avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim mase nga arrest në burg, në arrest shtëpie ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.

Shehu ndodhet në arrest për akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje, për ngjarjen e ndodhur më 6 Dhjetor ndaj Sali Berishës.

Prokuroria ka kërkuar që Shehu të qëndrojë në burg pa afat, me qëllim daljen e akt ekspertimit psikologjik, që do konfirmojë nëse 31-vjeçari ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here