Trekëndëshi i Bermudeve. Misteret e famshme në botë që nuk janë zgjidhur kurrë

0
159

Janë disa mistere shumë të njohura, të cilat me shekuj i mundojnë edhe mendjet më të mësha. Ja për cilat misteret bëhet fjalë.

Petra, Jordani

“Qyteti i Humbur”, siç e quajnë shumë atë, përmban mijëra shtëpi, varre, kështjella dhe faltore, si dhe teatrin, i cili mund të zë tre mijë njerëz. Fakti është se Petra është qytet magjik i ndërtuar në shkëmb, që duket si një destinacion i përrallave, por është krijimi i tij një nga misteret më të pashpjegueshme të botës. Besohet se qyteti është ndërtuar në shekullin e 1-rë p.e.s. dhe ende mbanë shumë mistere.

Stonehenge, Angli

Stonehenge është i mbuluar me shumë mite dhe legjenda. Besohet se është ndërtuar në periudhën midis shekujve 4 dhe 3 p.e.s, por askush nuk e di se si dhe çfarë saktësisht pëfaqëson. Edhe pse në lidhje me të ka shumë teori, ai është ende në listën e mistereve të pazgjidhura.

Piramida e Keopsit në Gizë, Egjipt

E vetmja çudi e botës së lashtë që sot ende ekziston, në fakt është një varr i madh. Ekspertët besojnë se është përfunduar në vitin 2540 p.e.s, ndërsa piramida konsiderohet si një nga ndërtesat më të larta të ndërtuara vetëm me fuqinë e njeriut, pa teknologji moderne. Piramidat e Gizës (edhe dy të tjerat, jo vetëm e Keopsit) edhe sot konsiderohen mistere, sepse askush nuk ka arritur që të shpjegojë se si njerëzit mund të bashkojnë këto blloqe masive që me sukses i rezistojnë fatkeqësive të kohës.

 

Qyteti i humbur i Atlantidës

Së pari këtë qytet e ka përmendur Platoni, si ishull në të cilën jeton një qytetërim tepër i avancuar. Sipas legjendës, besohet se Atlantida ekzistonte deri sa u shkatërrua nga një fatkeqësi natyrore, të tilla si tërmetet apo përmbytjet. Besohet se ajo pastaj u bë një mbretëri nënujore e mbrojtur nga sirenat, ndërsa në pyetjen se a egziston dhe ku është ky qytet, ne kurrë nuk kemi marrë një përgjigje, edhe pse për një kohë edhe Adriatiku konsiderohej si vend ku ndodhet Atlantida.

 

Mretëria e Inkëve

Perandoria e fuqishme e inkëve ende është një nga misteret më të mëdha, ndërsa ajo ka egzistuar atje në mes të viteve 1200 dhe 1535 në Amerikën e Jugut. Kryeqyteti i tyre modern ishte në majen e një mali dhe vështirë për t’u arritur, ndërsa sot është i njohur si Machu Picchu. Qyteti gjatë asaj kohe ishte i veçantë, duke pasur parasysh sistemin e kanaleve të ujitjes, ndërsa krijimi i qytetit si dhe zhdukja e një qytetërimi të tërë mbeten të mbuluara me velin e fshehtësisë.

 

Trekëndëshi i Bermudeve

Trekëndësh i Bermudeve “konsiderohet të jetë përgjegjës” për zhdukjen e shumë anijeve dhe aeroplanëve, dhe poashtu besohet se ky numër tashmë ka rritur në 140, me një total prej 1,400 pasagjerëve. Shumë besojnë në shpjegime të mbinatyrshme. Shkencëtarët deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete, me përjashtim të tregimit për valët e forta magnetike në këtë zonë, të cilat ndryshojnë motin në sekonda. Në çdo rast, Trekëndëshi i Bermudeve është një nga misteret e pazgjidhura më të famshme./Express/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here