Masakra me tre të vrarë në Elbasan, dyshimet e grupit hetimor

0
144

ELBASAN/ Policia e Elbasanit vazhdon hetimet për masakrën me tre të vrarë. Por deri tani nuk është ndaluar asnjë i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e rëndë.

Vrasja e Endrit Alibej, 34 vjeç, Arben Dylgjeri, 56 vjeç dhe turnit Erdal Duranay 51 vjeç, në Elbasan në një atentat dramatik duket se nuk është e lehtë për t’u zbardhur.

 

Policia lokale ka vazhduar shoqërimin e shumë personave, por nuk ka asnjë person të dyshuar të ndaluar, si autor i mundshëm i ngjarjes.

Ngjarja, që tronditi Elbasanin në prag të festave të fundvitit, po ndiqet nga një grup specialistësh i Krimeve të Rënda pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim janë grumbulluar të dhëna dhe janë administruar pamjet filmike të bizneseve përgjatë rrugës Elbasan-Metalurgji.

Por vendi ku është kryer atentati ka qenë në errësirë të plotë dhe nuk ka kamera sigurie. Kjo e vështirëson mjaft punën për identifikimin e mjetit dhe të autorëve të kësaj ngjarje.

Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me mjetin dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja. Disa persona dyshohet se janë përfshirë në atentatin e mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në Elbasan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here