Rivaliteti Messi-Ronaldo.Çfarë thotë superstari Barcelonës për…

0
141

Rivaliteti Messi-Ronaldo duket se është zbehur disi, kjo edhe për shkak se tashmë, dy jashtëtokësorët e topit luajnë në dy kampionate të ndryshme. Megjithatë, superstari Barcelonës pretendon se Juventusi është një ekip shumë më i mirë me Cristiano Ronaldon dhe një “kandidat i madh” për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Duke qenë në të njëjtën kampionat me të dhe duke konkurruar me ekipin e tij për të fituar gjithçka ishte shumë e bukur. Cristiano ishte një lojtar i madh për La Ligën dhe Real Madridin. Përplasjet tona me ta ishin shumë të bukura, por gjithnjë kam për qëllim të fitoj me ekipin tim.

“Çdo ekip do të humbasë shumë prej Cristianos sepse ai gjithmonë shënon shumë gola dhe ju jep shumë gjëra të tjera në fushë, por Real Madridi është ende një klub i madh me lojtarë të shkëlqyeshëm. Juventusi është një ekip shumë i mirë. Ata tashmë ishin lart dhe me ardhjen e Cristiano-s ata janë shumë më tepër. Ata janë një kandidat i madh për Ligën e Kampionëve “.-deklaroi Messi për spanjollen “Marca”.

Rivaliteti i Messit me Ronaldon dominoi futbollin spanjoll për pothuajse një dekadë, derisa numri 7 la Realin e Madridit për Juventusin në një marrëveshje prej 112 milionë eurosh verën e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here