Mirela Kumbaro i puth të gjithë!!!!!

0
152

Puthjet e Mirela Kumbaros tek Turbina

 

Në mbrëmjen e së mërkurës, të datës 19 dhjetor, u ndanë çmimet kombëtare të letërsisë për vitin 2017. Janë çmime që i jep ministria e kulturës që me mandatin e Mirela Kumbaros ka sistemuar apo reduktuar nga disa çmime, specifike për gjininë, në dy: cmimi për veprën letrare më të mirë dhe cmimi për veprën më të mirë të përkthyer.

Në çmimin e parë konkurrojnë së bashku romani, poezia, tregimi, po ashtu edhe në përkthim. Vetëm në këtë ide shikon se çmimi krijon problemet e para. Për cështjet e tjera mbetet të përshkruajmë këtë edicion, çfarë ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës.

Ishte hera e parë që hyja tek artTurbina. Turbinë me plot gojën. Hyrja është si në një pallat sporti. Përshembull salla ku ndaheshin çmimet ishte si në një ndeshje bashketbolli…Të tjerat do nis t’i shoh me kohën. Karriget e vendosur në një pjerrtësi pak ekstreme, krijonte me ata që dilnin në skenë një ngritje koke të cunguar, të detyrueshme për të parë deri në fund të rreshtave. Por kjo gjë për Kumbaron është më e leverdisshme, se ajo kokën përpjetë e do gjithnjë.

Një orkestër me instrumente elegant luante lojën e përbërë vetëm nga femra. Ishin të ftuar edhe dy aktorë të teatrit që lexonin me shumë sforco mes grykëve e hundëve të zëna nga gripi pjesët letrare.

Drejtorja e departamentit të librit bënte spikeren. Me mikrofon ftonte jurinë, e fituesit e paraqiste kandidatët. Këtë punë pothuaj e bëri dhe vetë Kumbaro. Fjala e Kumbaros ishte totalisht deontologjike, pa përputhje me një profil zyrtar, por e një përkthyeseje “ziliqare” (siç ishte shprehja ekzibicioniste e saj), sikur kërkonte ta bënte të afërt gjithë komunikimin me “fituesit”.

Deri këtu ishte pjesa më serioze e kësaj ceremonie duke përfunduar më pas si në një festë ditëlindjeje familjare. Çmimi për përkthyesin më të mirë që iu dha Aida Baros, redaktore tek botimet “Pegi” si dhe përkthyese, besojmë e pavarur, shkoi mes lotësh e thirrjesh. Qaj Aida, përkëdhel e puth Mirela. Ne, akoma s\kemi hequr dorë nga pangjerizmat e kësaj natyre, duke të neveritur dhe atë pak ceremonialitet që mund të kishin këto çmime, për të thënë diçka shqetësuese apo rpoblematike, apo për të thënë dy fjalë për të qenë. Pasi besojmë se Aida nuk jeton në luks, dhe paqe me çdo gjë, e sidomos as me përvojën e librit të përkthyer “Armëpushimi” të Primo Levit, për të cilën iu dha çmimi. Por, mendoj nuk ishte problemi Aidës. E gjithë struktura se si organizon ceremonialin e çmimit Ministria i ngjan një tallavaje, e jo një mbrëmje gala siç mund të jetë një përvjetor çmimi, apo së paku të kishte rrethina autorësh që të lexonin diçka nga gjithë kjo mbrëmje.

Me groteske ishte mbërritja e çmimit të veprës më të mirë kombëtare. Autori pothuaj i panjohur në Shqipëri, Henrik S.G ( që mban emrin Henrik Spiro Gjoka) zbret nga karriget me vrap të lehtë e me duar në xhepa, dhe qëndron para ministres (po me duar në xhepa) gati për të marrë çmimin krejt shpërfillës. I emocionuar, sigurisht, ai shpreh fjalë lumturie që u pranua nga bota e emigrimit, (autori jeton në Francë) dhe mori një çmim, edhe pse para dhjetë viteve pati një vepër tjetë rnë garë, po si duket kaloi pa u vënë re aspak, veç emrit të tij artistik, disi enigmatic, pothuaj si i huaj.

Asgjë mbreslënëse edhe për Mirelën që si duket kishte mbledhur informacionet për këtë autor në 24 orët e fundit, së paku kështu tha. Juria?! Baza e jurisë si rrallë ndonjëherë me gazetarë, por disa prej tyre, asgjë të shënuar në karrierën e kulturës. Mund të ishte juria  më unike, pa specialistë, studiues, kritikë, shkencëtarë, e përkthyes të librit. Kjo është si të bësh supë kineze, thjesht ujë, me gjethe majdanozi e kripë – e të servirësh si vakt të rëndë. Ja në këtë vakt përfundoi dhe letërsia, duke parakaluar në krahët e Mirelës, e të puthur të gjithë prej saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here