Dëshironi një vit të suksesshëm, ndiqni 4 këshilla…

0
118

Me afrimin e fundvitit, është e kuptueshme se ndiheni të mbingarkuar. Pushimet janë shpesh periudha e vitit më e ngarkuar dhe presioni është i madh në përpjekje për të përfunduar gjithçka përpara 31 dhjetorit.

Megjithatë, ajo që shpesh anashkalohet është prania e mundësive të çmuara që ofrohen në këtë periudhë të vitit. Dhjetori është momenti më i mirë për të parë pas në kohë (në 12 muajt e mëparshëm) dhe për të përcaktuar objektivat e 12 muajve të ardhshëm.

Për këtë, mund t’ju vijnë në ndihmë katër strategji. Sa më shumë kohë t’u kushtoni këtyre aktiviteteve, aq më mirë është; dhe rezultatet nuk do të vonojnë! Nëse u kushtoni veç një orë në javë, ju do t’i përfundoni gjithë angazhimet tuaja brenda fundit të dhjetorit.

1.Reflektoni për 12 muajt e fundit

Gjëja më e mirë në fund të vitit është që jeni i predispozuar të reflektoni. Me shumë gjasa do të nisni të mendoni për qëllimet e vitit të ardhshëm dhe do të kujtoni kohët e kaluara me familjen e miqtë gjatë pushimeve. Ashtu siç reflektoni për jetën personale dhe përcaktoni objektivat, duhet të bëni të njëjtën gjë për karrierën tuaj dhe për biznesin.

Kur reflektoni, vini në peshore anët pozitive dhe negative. Reflektoni për pozicionin tuaj në karrierë në lidhje me vendin se ku duhet të jeni, vlerësoni atë që ka shkuar mirë në aspektin profesional dhe fushat se ku mund të përmirësoheni. Kërkojini drejtuesve dhe kolegëve tuaj një feedback. Jini të kujdesshëm në reflektimet tuaja. Do të mund të reflektoni më mirë për to, sa më shumë t’i detajoni ato.

2.Krijoni një plan për 12 muajt e ardhshëm

Pasi të keni reflektuar, është koha t’i shndërroni këto mendime në veprime. Përcaktoni një objektiv kryesor për të gjithë vitin, përveç objektivave më të vegjël që plotësojnë dhe ju ndihmojnë të arrini objektin tuaj kryesor. Prej këtu, krijoni një plan se si do t’i arrini këto objektiva, kur dëshironi t’i realizoni në mënyrë që të jeni në linjë me to. Ky do të bëhet plani juaj i veprimit për vitin e ardhshëm. Ju duhet t’i rishikoni objektivat dhe planin e veprimit të paktën katër herë në vit. Objektivat tuaja mund të ndryshojnë gjatë vitit për një sërë arsyesh. Ju ndoshta keni vendosur të ndryshoni punë, jeni ngritur papritur në detyrë apo jeni pushuar nga puna. Objektivat nuk duhet të qëndrojnë të njëjtët nëse rrethanat tuaja ndryshojnë.

3.Pastroni postën tuaj elektronike

Posta elektronike është një ndër burimet më të mëdha të stresit në punë. Lëreni pas krahëve stresin në vitin e ri, me një postë elektronike të sistemuar. Ndiqni me kujdes mesazhet, duke pasur në mendje dy gjëra: është urgjente/apo mund të fshihet? Përgjigjuni menjëherë gjithë mesazheve urgjente. Përpiquni ta bëni këtë gjë një herë në muaj ose të paktën një herë në tre muaj.

4.Përfundoni, sa më shumë të jetë e mundur, objektivat e vegjël

Sa më të vogla të jenë detyrat që mund të kontrolloni nga lista juaj e punëve që duhet të bëni, më të përgatitur do të jeni ta nisni vitin e ri. Planifikoni 20 minuta më shumë për t’u përgjigjur email-eve apo për të çuar përpara një çështje pezull në një projekt. Arkivoni dokumentet që po shtyni. Në këtë rast, gjërat e vogla kanë më shumë rëndësi. Duke u kujdesur për to, do ta nisni vitin duke u përqendruar tek gjërat më të rëndësishme. Me fjalë të tjera, mos i zvarrisni punët në janar. Kjo është më e thjeshtë të bëhet se të thuhet, por është edhe gjëja më e rëndësishme. Nëse doni që ta nisni mbarë vitin tjetër, përfundoni secilën prej këtyre detyrave.

*Ashira Prossack
Burimi: Forbes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here