Putin akuzon Perëndimin…

0
99
epa06569975 Russian President Vladimir Putin speaks at the annual expanded meeting of the Interior Ministry Board in Moscow, Russia, 28 February 2018. EPA-EFE/ALEXEI DRUZHININ / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar klasat politike të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA për “mosrespektimin” e publikut duke vënë në pikëpyetje referendumin e Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trump.

“Ata nuk duan të njohin fitoren e Presidentit Trump. Kjo është mosrespektimi i votuesve,” tha Putin.”Është e njëjtë në Britani: Brexit ka ndodhur, por askush nuk dëshiron ta zbatojë atë”.

Komentet e presidentit erdhën në konferencën e tij për shtyp me rastin e fundit të vitit.

Presidenti i Rusisë tha gjithashtu se Kryeministria britanik Theresa May nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të zbatojë Brexit, pasi dështimi për ta bërë këtë do të minonte demokracinë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ajo duhet të miratojë vullnetin e popullit, të shprehur gjatë referendumit ose ndryshe nuk është aspak një referendum”, u shpreh Putin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here