Pogba “hakmerret” ndaj portugezit…

0
128

Është tashmë e ditur për të gjithë se raporti mes Paul Pogba e Jose Mourinho nuk ishte sigurisht idilik, por edhe shkarkimi i Special One nuk ka arritur ti japë fund luftës mes të dyve. Mes debateve dhe ndonjë pankinë, që nuk i kanë pëlqyer francezit, edhe rrjetet sociale bëhen terren beteje: e pikërisht në twitter ku vetëm pak minuta pas njoftimit për shkarkimin, Pogba publikon foton e inkriminuar.

“Caption this”, ose “Komentoni këtë”, me tag të faqes zyrtare të United. Pogba ka dashur sigurisht të thotë dicka. Nuk duket publicitet, sepse i ngjan shumë më tepër një shigjetimi ndaj portugezit që nuk e deshi kurrë. Foto u fshi pak caste më pas, tregues se ishte dicka që dikujt tek United nuk i ka pëlqyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here