Krihet para FRESSH-istave nëpër salla të ngrohta, studentët në rrugë dhe populli në mjerim…

0
122

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama me studentë e pedagogë sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Studentët në rrugë, Populli në mjerim, Rama krihet para Fresshistave nëpêr salla të ngrohta! Zgjidhja e kërkesave, mjerimit, varfërisë dhe eksodit rinor nuk zgjidhet me llapaqenëri!” – shkruan Salianji në profilin e tij në facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe një bisedë të kryetares së FRESSH në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë të Vlorës.

Një ditë më parë kreu i qeverisë zhvilloi një takim me studentë të Gjeologji Minierave ndërsa ditën e sotme takimi u zhvendos në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here