Intervista/ Kryemadhi: Nëse djeg mandatin, nuk le pa djegur edhe Ramën

0
135

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në studion e “Dritare me Rudinën”në “News 24”  se mandatin e deputetes e ka  fituar me gjak dhe djegia e tij do të behët bashkë me djegien e Edi Ramës si kryeministër. Praninë në Kuvend gjatë të enjtes, Kryemadhi e justifikoi me faktin për t’i dhënë një mundësi Edi Ramës për të plotësua kërkesat e studentëve.  Ndërsa seanca e së premtes do të jetë për kauzën e opozitës siç e quajti ajo, vetingun në politikë.

“Nuk është e kollajshme për shoqëri hir të së vërtetës. Është një realitet shoqëror i kapur. Kemi një të frustruar dhe të intimi duar. O do shpërthejnë dhunshëm fare, por mendojmë se kjo nuk është e duhura. Ka një zgjidhje të lehte dhe ajo është largimi i Ramës. Unë mandatin tim e kam marrë me gjak. S’ma ka dhënë as Lulzim Basha dhe as Rama. Djegia e mandateve do të djegë bashkë me Edi Ramën.

Unë do të digjem bashkë me Edi Ramën. Nuk do të digjet kur ka dëshirë Rama apo Gramoz Ruci. Ditën e enjte jemi në Parlament për t’i dhënë shansin Edi Ramës që tu plotësojë kërkesat, s’i plotëson 8, të paktën ti plotësoj 6. Të premten do të jemi për kauzën tonë, vetingun në politike”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here