Vettingu/ KPA jep vendimin për kreun e Kushtetueses

0
107

 

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendos të shkarkojë nga detyra kreu i gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi u mor pak caste më parë, ndërsa kolegji arsyetoi se subjekti ka pronësi më të madhe sesa mund ta justifikojë. Gjithashtu KPA ka gjetur pasaktësi në deklarimin e Dedjas, sa i takon një apartamenti në Golem, dhe një në Tiranë.

Trupi gjykues, i caktuar me short, kryesohej nga Ardian Hajdari, me relator Luan Dacin si edhe anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. Për trupën gjykues Dedja nuk arrin nivel të besueshëm sa i takon pasurisë së tij. Vetë Bashkim Dedja nuk ishte në sallë ndërsa u mor vendimi, ai përfaqësohej nga avokati Maksim Haxhia, i cili në përfundim nuk ka dashur të prononcohet për mediat.

Me rrëzimin e Bashkim Dedjas, Gjykata Kushtetuese mbetet tashmë vetëm më një anëtare, Vitore Tushën. Kujtojmë se disa prej tyre, kanë ngecur në vetting, ose janë dorëhequr më herët.

Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik si edhe nga ONM.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here