Intervista/ Në Greqi ndodhi një 23 qershor i Shqipërisë, çfarë di për lidhjet qeveritare me bandat

0
138

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka deklaruar se korrupsioni eshte nje fenomen i perjetshem, i cili ka ne baze genet e babazise se njeriut, ndaj sipas tij kjo kerkon nje lufte te panderprere.Ish-kryeministri: 9 muaj më parë kam denoncuar Kryeministrin, vëllain e tij, se ka indice që është i implikuar në rrjetin e kokainës

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar zgjedhjen e Aleksis Tsiprasit në krye të qeverisë greke si një 23 qershor i Shqipërisë. Këtë deklaratë ish-kryeministri e bëri gjatë një interviste në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në “News 24”.

Për Berishën, kjo zgjedhje e grekëve vjen si pasojë e një krize të gjatë duke provuar opsionin e Tsiprasit, i cili karizmën e tij e sheqeros me premtime si Edi Rama, e për pasojë kjo do të ketë efekt pozitiv në marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet vendeve. Berisha është shprehur se Tsipras dhe Rama kanë një origjinë të pastër komuniste. Në rrafshin shqiptaro-grek, Berisha e shikon si pozitive zgjedhjen e Tsiprasit si Kryeministër, pasi ai nuk ka lidhje me dy dyert e vjetra të politikës greke, të cilat kanë pasur një arkiv të prapambetur në qëllimet ndaj shqiptarëve. Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama si i përfshirë në bandat kriminale, e për këtë ai tha se ka fakte.

 

  1. Berisha, e nisim me zhvillimet e fundit në rajon. Si e konsideroni fitoren e Tsiprasit në Greqi?

Në Greqi, të dielën e kaluar, ndodhi një 23 qershor i Shqipërisë. Grekët, të stërmunduar nga një krizë “lubi”, kërkuan të provonin një opsion tjetër, opsionin e Tsiprasit, që me karizmën e tij e sheqeros me premtime të marra nga kushëriri i tij Edi Rama. Njerëzit në vështirësi kanë prirjen të besojnë. Shqipëria nuk pati vështirësi, por qe faktori emigracion që pakësoi ndihmën etj.

Por, janë të krahasueshëm dhe të pakrahasueshëm këta. Të krahasueshëm, sepse kanë një origjinë të pastër. Tsipras është produkt i rinisë komuniste greke, mbështetur nga një maniak i pasur grek i rajonit. Rama vjen nga blloku komunist. Pse unë i bëj këto krahasime? Sepse vetëm ata u marrin votën qytetarëve. Ata ngjajnë për nga premtimet dhe programi.

Në rrafshin evropian, unë e konsideroj si një zhvillim politik. Pasardhësit e dy dyerve të mëdha greke kishin një mentalitet të prapambetur në lidhje me shqiptarët. Nuk ka pasur më antishqiptar se Xhorxh Papandreu që në dukje ishte një “nice man”. Tsipras nuk e ka këtë.

 

Po Karamanlis?

Jo, Karamanlis nuk kishte profilin e këtyre. Atë e kam pasur mik. Por në tërësi, pasardhësit e dyerve të vjetra të pushtetit kishin një ngarkesë jopozitive ndaj shqiptarëve.

 

A mendoni se politika është një vijimësi, pavarësisht kryeministrave që vijnë?

Është komplekse. Kur unë kam gjetur kryeministra që shkruanin se Millosheviçi po shkruan historinë… Mund të jem i gabuar, por Tsipras do të përcaktojë një politikë të re. Ai ka thënë një gjë në Parlament. “Çfarë jemi ne këtu?! Jemi grekë dhe shqiptarë!”

 

  1. Berisha, po ai nuk i ka mbështetur sulmet e NATO-s në Kosovë?

Po, ai është komunist, është anti-NATO. Por unë mendoj se do të pastrojë hijet që kanë ekzistuar ndërmjet nesh. Edhe pala shqiptare duhet të bëjë pjesën e vet.

 

Po për marrëveshjen e detit, çfarë mund të thuhet?

Metoda e proporcionalitetit, siç e tha edhe Venizelos, është zgjidhur, me përjashtim të rasteve të këtushme. Kur gjykata e rrëzoi, unë, autoriteteve greke, me të cilat kam pasur një diskutim të sinqertë dhe të hapur, u thashë se vendimi i gjykatës është i prerë dhe as më shkon në mendje ta vë në diskutim. Le ta çojnë në Gjykatën e Detrave. E vërteta është se nuk qenë kundër. Kërkuan vetëm që të shkonin në Hagë, sepse kryetari atje ishte grek. Kurse këta zëvendësuan doktrinën e interesit kombëtar me doktrinën “zero problem”. Dhe shkuan në Hagë. Për çudi ishte Venizelos ai që adoptoi këtë qëndrim. Tani mendoj se do të jetë Tsipras ai që do ta vazhdojë këtë.

 

Përse nuk mund të marrim atë që na takon nga negociatat për detin?

Duhet të kenë kredenciale të larta këta qeveritarë, që nuk i kanë.

 

  1. Berisha, mund të na shpjegoni se çfarë është një stinë protestash?

Bandat e sotme janë tri herë më të mëdha se ato që ishin, janë banda që lëvizin mbi mallet e kokainës dhe kanë kapur direkt kreun e qeverisë dhe ministrat. Po marrim rastin e Kostandinit. E lëmë që ekzekutoi të parin dhe e futën Luizën në Parlament, por më pas? Rama del me nënën e kriminelit në media dhe jo me nënat e viktimave. Ka dhe një ngjarje tjetër. Ky është Enver Basha. Ai pa katër viktima. Ai pa se polici i tha Xhuvanit “Ik, nisu”. Pa se Xhuvani shoqërohej nga një djalë tjetër. Por ky djalë patriot, i del para me motor dhe i thotë “Ndal aty kriminel, se ke vrarë katër vetë”. Vjen polici aty dhe revolen ia hedhin të birit të Demirit.

 

Ju po thoni se Kostandinin e kanë ndaluar kalimtarët e rastit?

Po, e ka ndaluar Enver Basha! Gjithçka unë them këtu është dhënë nga “TCH” e më pas është injoruar. Këtij i premtoi flori ai, jo policit. Kontrolloni arkivin. Dhe armën ia hodhi Demirit. Po më pas, pronari i lokalit vrau veten. Basha donte të denonconte tek Didi, por s’e pranonin.

 

Cili është qëllimi, sipas jush?

Shikoni kronikën e parë të “TCH”. Nëse Enver Basha do të merrej dëshmitar, do të dilte që policia i tha ik Kostandin Xhuvanit. Do të dilte që nuk e çuan në ambulancë djalin e Demirit, por i hodhën revolen dhe e lanë të vdiste, që të thoshin se e vrau ky. Përpjekjet u bënë të tmerrshme.

 

Ju e konsideroni se edhe Prokuroria është e përfshirë?

Nuk kam asnjë të dhënë siç kam për policinë, se kjo e policisë është e filmuar.

 

A keni më shumë informacion nga Enver Basha?

Të gjitha këto janë nga familjarët, por djali ka ikur klandestin, se djali që të bënte gjithë këto deponime, duhet të kishte njëfarë mbrojtjeje.

 

  1. Berisha, a janë të vërteta të gjitha këto, se për shembull, ishte rasti i makinave të Ermal Hoxhës, që u përgënjeshtrua?

Jo, u përgënjeshtrua nga Nexhmie Droga. Hoxha lëvizi jashtë vendit me mbi 30 makina, ky është fakt. Mos harroni se Neritan Nallbati u hoq nga ministria për shkak të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Kjo është banda e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Gentian Gjonaj është nipi i Hajredin Shytit.

 

A mendoni që është sukses i shtetit shqiptar, nëse është aq alergjike t’ia japësh meritën qeverisë, a është një arritje kjo?

T’i marrim gjërat siç janë. Do të ishte arritje nëse në këtë bandë nuk do të ishin të implikuar zyrtarë të nivelit më të lartë. 9 muaj më parë kam denoncuar Kryeministrin, vëllain e tij, se ka indice që është i implikuar në rrjetin e kokainës. Unë u nisa nga një anëtar i grupit të tyre. Ai ishte në Boston. Ai më tha se kanë qenë bashkë, se kam punuar me ta etj., etj

 

Këtë akuzë ju e keni bërë edhe më parë…

Akuzat e mia nuk janë përgënjeshtruar. Gentian Gjonaj është mik për kokë me Olsi Ramën, i faktuar jo me dreka, por me disa dokumente të tjera.

 

Ju pse nuk i çoni këto fakte në Prokurori?

Janë dokumente zyrtare ato, me siguri i kanë. A mund t’ju bëj një pyetje unë juve? Tërë ai impiant i fuqishëm, a duhet të kishte një roje ai? Roja është vëllai i Luan Pobratit. Dëshmitarët e kanë parë me sytë e tyre duke e ruajtur atë kanë thënë se ishte. Ai impiant kishte sistemin e rojeve. Kushërira e Gentian Gjonajt, që sipas disa indiceve, është në Vlorë e afërt me Ramën.

 

Po për Lazaratin? A bëtë gjë për trafikantët?

Që nga janari i vitit 2011, Policia e Shtetit ka ndaluar në total 507 persona për trafikim drogash dhe qindra të tjerë në kërkim. Problemi është se këta të bëjnë një shpëlarje truri me raporte, por ka me dhjetëra raporte që dëftejnë luftën kundër drogës. Sipas statistikave të policisë, arritjet e 2013-ës tejkaluan të dhënat e një viti më parë.

Kini parasysh, një prodhim që e ka çmimin këtu 200 mijë dollarë zgjidhe ti nëse bëhet 2 milionë dollarë në Itali, zgjidhe ti. Por këtu në Shqipëri shitej 200 mijë dollarë. Ata kanë marrë aty bykun e tri viteve. Ne atje në Lazarat u prisnim ujin atyre.

Doni tjetër? Partneriteti i vendit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit janë zgjeruar, 41 operacione të përbashkëta. Në vitin 2012, janë arrestuar 729 persona. Këto janë raporte ndërkombëtare. Pra, ka pasur një luftë nga më të vendosurat kundër drogës dhe pa këtë luftë, Shqipëria nuk mund të futej në NATO dhe as të merrte vizat.

 

Ju i keni komentuar arrestimet e fundit jo si luftë të qeverisë kundër bandave?

A nuk ishte Shullazi që terrorizoi qytetin përgjatë gjithë natës? Çfarë bëri Tahiri me Didin? Unë juve ju ndiqja kur raportonit. Mediat thoshin se Shullazi ishte plagosur, Didi ndërhynte e thoshte nuk është plagosur, se ndryshe do të kishte lajm. Ai pati guximin t’u thoshte shqiptarëve se ngjarjet e asaj nate ishin të palidhura. Ato ishin aq të lidhura sa lidhja e Çipës me Genci Xhixhën. Shullazi është arrestuar disa herë, por është liruar nga Ina Rama dhe i është shkurtuar dënimi nga Bamir Topi. Vasilika me Aldo Baren i kanë vënë altoparlantin dhe ky është zënë me ta. I kanë kërkuar policisë t’i arrestonte, por polici s’e bënte pa denoncim. Tahirin ne e kemi denoncuar disa herë si mikun e Shullazit. PD-ja e ka denoncuar. Ja ku e ke Flamur Nokën në Parlament, nja 15 herë, që ia ka thënë pasardhësit të tij. Dhe Çipa del në media e thotë se janë ngjarje të ndryshme, aq sa është e ndryshme miqësia e Çipës me Genc Xhixhën.

 

Ne përkujtuam para katër ditësh një ngjarje të dhimbshme, ku katër persona humbën jetën. Ju që keni qenë Kryeministër në atë kohë, mendoni se mund të ishte menaxhuar situata ndryshe, të mos kishte viktima?

Unë mendoj që ai që i solli për viktima. Merr Ziver Veizin, që i kërkoj ndjesë familjes që po i referohem. Çfarë i tha ai familjes? Merrni armët të luftoni Sali Berishën. Kundër kujt erdhi ai, Marku, të protestonte? Ai erdhi për bllokun e Ilir Metës. Ku është blloku i Ilir Metës tani? A ka moral njerëzor këtu apo jo? Ata erdhën për bllokun e Ilir Metës. Edi Rama, në vend të bënte kauzë, kauzë e tyre, bëri kauzë atë të Ilir Metës.

 

A i rëndojnë në ndërgjegje PD-së këto katër vrasje?

Jo, absolutisht, PD-ja nuk ka vrarë asnjë njeri. Nëse do të kishte një urdhër “qëlloni”, natyrisht do të ishte siç thoni. Jashtë ndërtese, nuk ka urdhër. Ata ishin jashtë ndërtese. Unë isha i rrethuari. Unë isha në detyrë. Ky që i solli mendoi se unë do të braktisja zyrën. Pse gjuajti Garda? Sepse e gjuajtën me mijëra herë. Dhe Garda ka një ligj që s’e ka bërë Sali Berisha.

 

A është një minus i madh për ne kjo që nuk dimë të mbrojmë protestuesit?

Absolutisht po. Kemi pasur dy protesta të dhunshme, të tjerat të qeta. Kurrë nuk është kufizuar e drejta e protestës. Por, sot Shqipëria ka numrin më të madh të të paraburgosurve, 39 mijë. Urdhëro një letër që ma dërgon sot një qytetar për këtë punë. Sot në Shqipëri po ndodh një terror i madh policor nga një njeri që ka kënaqësinë e tij më të madhe hekurat dhe prangat. Çfarë padrejtësie kishte bëri ai në Lushnjë?! Janë arrestuar 39 mijë shqiptarë. Kjo situatë do përkeqësohet më shumë. Gjithçka këtu është CEZ-i. Po gjobiten shqiptarët për CEZ-in. S’mund ta pranoja unë marrëveshjen me CEZ-in, se donte të thoshte 620 milionë lekë fatura. Ata që erdhën tek unë morën përgjigjen jo. Avokati në arbitrazhin ndërkombëtar na tha se e kemi çështjen të fituar. Ky sa erdhi bëri një marrëveshje të fshehtë për gropën. Dhe për të ekuilibruar këtë balancë, po u merr shpirtin shqiptarëve.

 

Por a ka një problem me vjedhjen e energjisë në Shqipëri?

Kur erdhëm në pushtet ne në 2005-ën, kishte qytete që nuk e paguanin dhe ne arritëm që në 2007 të ulnim humbjet e KESH-it në 34%. Nuk bëhet menaxhimi me arrestime. Unë them që nuk duhet të vidhet.

 

Por ka shumë qytetarë që thonë pse e keni lejuar vjedhjen?

Kur e kemi marrë KESH-in, ishte me ulje 34% të pranueshme. Pse e mori CEZ-i atë?! E gjithë kaskada e turbinave është rehabilituar me teknologjinë më të lartë franceze. Është shtrirë rrjeti 20 kV në pjesën më të madhe të Shqipërisë. CEZ-i ishte ndërmarrja më e madhe energjetike në Evropë dhe falimentoi edhe në Bullgari. Ai donte të largohej me çdo kusht. Drejtori që e menaxhoi u tregua i pandershëm. Na i zbrazi digat. Ai e dini ju që këto para që po mblidhen po vidhen! Po vidhen lehtësisht nga lukunia shtetërore. Pa fakte nuk flas dhe po hetoj. Çfarë janë këta hajdutë që po dalin çdo ditë në OSHEE? Këta janë të gjithë të ardhur të rinj, këta janë “lizat”. Në të gjithë historinë e këtij shteti ti nuk gjen një Liza Tafaj. E di si thonë në Evropë për këtë? E di si e quajnë? Prostitucion shtetëror. Ne jemi mësuar dhe e kalojmë këtë, por ata jo. Por kemi pasur edhe një rast në rang ministri, mos harroni… Jo, këtu bëhet fjalë për organizim shtetëror. Mos harroni edhe vajzën në spital.

 

Çfarë do të bënit po të ishit tani Kryeministër?

Po të isha Kryeministër do të bëja amnisti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency