Miriam Cani, në emisionin gjerman “Vox”

0
212

miriam

Miriam Cani ka bërë të ditur se është duke përgatitur në bashkëpunim me kanalin e njohur gjerman “Vox” një emision për karrierën e saj artistike midis Gjermanisë dhe Shqiperisë. Me këtë rast, nëpërmjet këtij emisioni i cili do te zgjasë rreth një orë, këngëtarja përveçse do të flasë për jetën dhe karrierën midis dy vëndeve, do ti prezantoj telespektatorit gjerman dhe bukurinë natyrore e pjesë të historisë shqiptare duke xhiruar së bashku me trupën gjermane të “Vox” në disa qytete të ndryshme të vendit. Duke bërë prezantimin më të shkëlqyer të vendit tonë në syrin e publikut të huaj.

“Miq 🙂
Për momentin jam duke përgatitur me televizionin gjerman “Vox” një skenar për një emision i cili do të zgjasë 1 orë në transmetim. Së bashku me mua do të vijnë në Shqipëri për të xhiruar 1 javë në qytete të ndryshme.
Tema do të jetë – Jeta dhe karriera ime midis Gjermanisë edhe Shqipërisë –
Në Shqipëri dua natyrisht të prezantoj sa më shumë nga vendi dhe historia e Shqipërisë.

Si mendoni ju….cilat vende të Shqipërisë nuk duhet të mungojnë në këtë emision?
Më duhen sa më shumë ide 😉

Për datën e transmetimit natyrisht që do ju informoj këtu :))Love M”- shkruan Miriam Cani në Facebook. Një projekt mjaft domethënës ky jo vetëm për Miriamin por edhe për të gjithë Shqipërinë. Urime, urime Miriam, bravo!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency