Duma përplaset me rektorin dhe Nikollën: “Ta tregoj unë ty…”

0
144

Protesta e studentëve dhe organizimi i tyre në tubimin e ditës së djeshme, por edhe atë ditës së sotshme ka qenë tema e debatit në emisionin “Open” të Eni Vasilit.

Deputetja e PD-së, Grida Duma është përplasur dje me ministren e Arsimit dhe me Rektorin e Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Rektori i Fakultetit të Mjekësisë, tha se studentët dolën në protestë për shkak të keqinformimit dhe u organizuan nga magjia e rrjeteve sociale.

Por deputetja Duma ka akuzuar ministrinë se studentët kanë dalë në protestë për shkak të çmendurisë që kanë bërë në sistemin arsimorë.

Pjesë nga debati

Lindita Nikolla: Ministrja edhe sikur 50 veta të ishin aty duhet të ushtrojë të gjithë përgjegjshmërinë dhe ta trajtojë me seriozitet, jo sikur janë 2-3 mijë apo 5 mijë sa janë edhe 50 veta, të njëjtin kuriozitet do ti kushtoja.

Arben Gjata: Është magjia e rrjeteve sociale dhe një ndjeshmëri shumë e madhe e studentëve që do paguanin 670 lekë për kredit. Është ndjeshmëri shumë e madhe, çdo student, por edhe unë po të kisha fëmijën tim do protestoja po të mendoja që do paguaja 7 mijë lekë për një kredit të mbartur. Do dilja dhe unë të protestoja. Problemi këtu është magjia e rrjeteve sociale, sot me një komunikim me median sociale, njerëzit ndërgjegjësohen të gjithë dhe i përgjigjen të gjithë protestave apo organizimeve.

Këto llojë protestash janë të shëndetshme për shoqërinë.

Grida Duma: Pra është magjia e rrjeteve sociale pse ata kanë kaq shumë halle.

Arben Gjata: Me qenë se pyetet..

Grida Duma: Magjia e rrjeteve sociale pse kanë halle.. Po nuk të pyes fare, fare.. o zotri se është turp.

Arben Gjata: Kush është turp?

Grida Duma: Është turp të thoni që është magjia e rrjeteve sociale pse ata dalin në protestë.

Lindita Nikolla: Trego respekt.

Grida Duma: Mos më trego respektin…

Lindita Nikolla: Trego respekt se e ke koleg…

Grida Duma: Ta tregojë respektin me studentët. Talljen me studentët aty ta tregoj unë ty si duhet të kesh respekt.

Lindita Nikolla: Nuk ke ç’më tregon…

Grida Duma: Po ta tregoj që ç’ke me atë punë si normë etike.

Lindita Nikolla: Nuk ke ç’më tregon zonjë..

Grida Duma: Ju thoni magjia e rrjeteve sociale, ku jemi këtu në pranverën arabe…Shyqyr jemi të lumtur që lideri legjendar na hoqi 6700 lekëshin. Por nuk është problemi të 6700 lekëshi, madje as te tarifa, por problemi është që ne s’keni universitet.

Arben Gjata: O motër, po prit se…Unë s’kam universitet? Prandaj i merr Gjermania ata të mijtë se s’kam universitet…

Grida Duma: Ata të tutë duna të ikin nga ty që ka viti i parë. 7800 studentë të kanë ikur vetëm nga infermieria. I ke spitalet bosh..

Arben Gjata: Pse unë mbaj përgjegjësi pse spitalet janë bosh. Unë kam përgjegjësinë ti formoj studentet.

Grida Duma: Patjetër që e mban, je pjesë edhe e intelektualëve. Pjesa më e rëndësishme e intelektualëve është të ndërgjegjësosh. Jo të thuash është magjia e rrjeteve sociale. Nuk është magji që ai të ulet në tokë aty.

Arben Gjata: Si mund të mblidhen, por nuk patën një mënyrë organizimi.

Grida Duma: Duhet të mblidhen në auditor, duket të kenë auditorin e ngrohtë, bibliotekën. S’duhet të mblidhen në rrugë. Çfarë magjie është këtu morë, magjia e shpifjes dhe e përçudnimit të studentëve. Akoma e bëni këtë të lani e të lyeni se doni të rrini afër pushtetit.

Arben Gjata: Unë jam bërë me votë….

Grida Duma: Këta që se bëjnë dot diagnozën e protestës, këta janë shkaktari sepse bënë këtë çmenduri…

*****

Lindita Nikolla: Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal. Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Unë kam kërkuar të takohem me ta edhe në zyrën time ose në auditore. Gjenerata më e vyer që ky vend ka nuk meriton të bënim një komunikim në rrugë dhe nuk u pa e arsyeshme. Ata kërkuan që të dilja në shesh që të komunikonim. Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të dëgjohen.

Grida Duma: Unë shikoj që studentët kërkojnë ministren në shesh, por ministrja thotë se nuk ka sheshe për të diskutuar. Por harrojmë që në këto sheshe në kemi premtuar pa fund për dyfishim buxheti, për arsimim falas, për kushte në konvikte.  Në këto sheshe ja kanë thënë premtimet, dhe në këto sheshe duan të jenë të barabartë. Është e habitshme që brenda tre ditëve quhen mbetës dhe brenda dy ditëve ministria pranon se paska gabuar, por nuk paska gabuar, ku është një ping pong që nuk ka të bëj thjesht me një emision, por ka të bëjë që Shqipëria paguan më shumë nga shumë vende të tjera.

Lindita Nikolla: A mundem?

Grida Duma: Jo zonja ministre, nuk mundesh se ke folur shumë. Këta thonë që studentët u modernizuar, e di çfarë do të thonë që u modernizuar studentët, që të kenë biblioteka që të kenë kërkim shkencor, pasi sot ata bëjnë mësim më keq se gjimnazet. Respekt shumë për gjimnazet. Ata sot paguajnë 25% më shumë tarifë. Ligji i Arsimit, kjo pseudo reforma po i çon paratë diku tjetër. E dini ju që kemi 44 mijë studentë më pak në sistem, tarifa më të mëdha dhe tregu u punës gjithmonë në ulje. Ai kryeministri i kësaj zonjës, po e them për shkak të revoltës, u thotë që janë mbetës.

Edmond Tupja: Minsitrja sot do kishte bërë aktin më të mirë që të mbahen mend në histori të jepte dorëheqjen.

Lindita Nikolla: Nuk e jap dorëheqjen, se kam shumë për të bërë se jam futur një proces reforme dhe jam e vendosur për ta çuar deri në fund.

Grida Duma: Nëse quan histori që ke shkatërruar arsimin, është një gjë ndoshta e ke preferenciale.

Lindita Nikolla: Që të flasësh shpejt dë dë dë dë, nuk është aspak e hijshme.

Eni Vasili: Po i referoheni dikujt në këtë studio.

Lindita Nikolla: Po edhe në këtë studio. U fol këtu që ne kemi premtuar arsim falas, gjeje në cilën pikë të programit ne kemi thënë që kemi thënë arsim falas.

Grida Duma: Ta gjej tani në 100 video që ke thënë 5% dhe e ke 2.2%.

Lindita Nikolla: 5% me arsimin falas janë gjëra të ndryshme.

Grida Duma: Ke thënë dhe arsim falas dhe libra falas.

Lindita Nikolla: Të lutem nuk do bëjmë mbivendosje

Grida Duma: Pse nuk do bëjmë mbivendosje?

Lindita Nikolla: Se ngjan shëmtuar.

Grida Duma: Nuk më intereson fare estetika jote këtu, se gjëja më e shëmtuar janë ata studentë që po i lini atje, i keni çuar deri në këtë pikë.

****
Grida Duma: Në fakt atje ku duhet të ishte korpusi është një parkim. Nuk ka një menxë afër që është jeta studentore, nuk ka një bibliotekë të mirëfilltë.

Lindita Nikolla: Ishin, po u prishën këto katër vite.

Grida Duma: Është, është, nuk amnistohesh dot nga ajo që është, as nga ajo që ka ndodhur në kohën e Skënderbeut.

Lindita Nikolla: Prandaj po financojmë 18 milionë euro.

Grida Duma: Sot studenti nuk meriton fare të paguajë tarifë, 20 milionë është subvencioni.

Eni Vasili: Po ka të drejtë se thotë që as ju nuk keni bërë gjë.

Grida Duma: Se ça kemi bërë ne nuk dua fare ta marrë fare lavdërime këtu.

***

Grida Duma: Në redaksinë tuaj dërgova një diplomë shefit  e ka dorëzuar në tetor të 2013, e ka marrë njësimin në shkurt apo mars të 2016, rast konkret.

Lindita Nikolla: Po zonjë se ka procedura

Grida Duma: Dhe më pas provon që kanë kaluar dy vite e ca që ta vërtetova.

Lindita Nikolla: Ju jeni shërbyer në kohë rekord.

Grida Duma: Unë e  kam marrë gradën time gradën time Prof.. Asoc. për 10 vite nëse ju nuk e keni marrë akoma.

Lindita Nikolla: Jo, as nuk aspiroj.

Grida Duma: Mirë e bën, por unë e kam marrë pas 10 vitesh.

Lindita Nikolla: Je shërbyer në kohë rekord.

Grida Duma: Jo e kam marrë për 10 vite, jam nga me prestigjiozet në sistem. Nuk jam shërbyer kam marrë atë që duhej me borde dhe me procedura. Po ajo që duhet të shërbeni ju se nuk jeni as kishë as xhami dhe as teqe, është që të shërbeni dhe të jepni produktin.

Lindita Nikolla: Ça lidhje ka kjo?

Grida Duma: Ju duhet të jepni produktin, duhet të gjeni ato 20 milionë dhe ju e dini se ku ti gjeni. Duhet të kishte vendime politike për zhvillimin e arsimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here