Çfarë ka ndodhur me djalin afgan…

0
115

Kurrë mos ndaloni së ëndërruari, sepse ëndrrat mund të bëhen realitet i mrekullueshëm. Dhe më pas siç ka shkruar Gabriel Garcia Marquez, “iluzioni nuk hahet, por ushqen”.

Fjalë të bukura. Shumë të bukura ndoshta, mbi të gjitha nëse janë pjesë e një diskutimi motivues, mbi të gjitha nëse përqafohen fusha të jetës që varen nga vullneti ynë dhe nga forcat tona. Por nuk është gjithçka kështu. Vullneti njerëzor mund të arrijë maja shumë të larta, por për fat të keq nuk mund t’i mposhtë ngjarjet shkatërruese si një luftë.

 

Të gjithë e mbajnë mend historinë e Murtaza Ahmadi, djalit afgan i cili në vitin 2016 u fotografua duke luajtur futboll pranë shtëpisë së tij, me një bluzë të ekipit të Argjentinës me emrin Messi që ai vetë e kishte prodhuar duke përdorur një qese të supermarketeve, të vizatuar me kolorë.

 

Ajo pamje e mrekullueshme preku botën dhe Murtaza u ftua në Katar për të kaluar disa orë të mrekullueshme së bashku me idhullin e tij. Pastaj ai u kthye në shtëpi në Afganistan, duke marrë me vete fanellat që vetë Messi i kishte dhënë dhe me autografet e tij. Por jeta jep dhe jeta merr. Pak vite më pas, historia fantastike duket se është kthyer në një makth të vërtetë.

Deri një muaj më parë, Murtaza jetonte me prindërit e tij dhe katër vëllezërit në një zonë të konsideruar shumë të sigurt, në rrethin e Jaghorit, në rrafshnaltat e rajonit qendror të Afganistanit, një vend ku gratë – një rast i rrallë në vendet myslimane – ishin madje të lira për të ngarë biçikletën. Dukej si një lloj ishulli i lumtur, i paarritshëm nga lufta civile ose pothuajse, strehë e pakicës etnike të shiitëve hazara. Dukej.

Mes datës 7 dhe 8 nëntor ndodhi fundi i botës. Talebanët sulmuan një bazë ushtarake në rrethin Khawja Ghar, në krahinën e Takhar, por edhe rrethet e Dasht-e Archi dhe pikërisht në Jaghori, në provincën e Ghaznit, ku civilët morën armët së bashku me forcat e policisë lokale për të reaguar ndaj sulmit, por nuk arritën të parandalonin masakrën e trupave të elitës së ushtrisë: më të trajnuarat dhe të armatosurat. Ja se çfarë djali i varfër ka jetuar në muajin e fundit të jetës së tij. Dhe agjencia e lajmeve ndërkombëtare (spanjisht-folëse) EFE arriti të gjejë atë përsëri.

Murtaza

Ja se çfarë ka përjetuar djali i varfër në muajin e fundit të jetës së tij. Është agjencia e lajmeve ndërkombëtare (spanjisht-folëse) EFE që ka arritur ta gjejë atë përsëri.
Ai nuk ka më shtëpi, jeton në një strehë refugjatësh së bashku me pjesën tjetër të familjes. Ai nuk i ka më fanellat që Messi i ka dhënë, ato kanë humbur (vjedhur) gjatë sulmit të talebanëve.

Nevoja për të shpëtuar sa më shpejt nuk la hapësirë për ndjenjat ndaj futbollit. “Nuk kam më as një top, as nuk mund të luaj në rrugë, kam aq shumë nostalgji për atë që kisha në Jaghori”, tha Murtaza në lot.

Arsyen pse ai nuk mund të dalë ia ka thënë vëllait të tij 17-vjeçar Humayoon. “Njerëzit mendojnë se Messi na ka dhënë kushedi sa para, por nuk është e vërtetë. Kemi frikë se dikush mund ta rrëmbejë Murtazën për të kërkuar një shpërblim që nuk mund ta paguajmë”, tha vëllai.

Kështu ditët e djalit nuk janë vetëm pa një fushë dhe pa top, por edhe pa ndonjë aktivitet të gjallë. Deri para një muaji ishte një jetë normale që kishte përjetuar një çast lavdie gjatë takimit me idhullin, sot ajo është vetëm një ferr.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here