Plumba kundër opozitës

0
166

Policia ne vendngjarjeKërcënimi i përditshëm që kryeministri Rama i bën kandidatit të opozitës për kryebashkiak të Kamzës, Xhelal Mziu, ka dhënë sot frytet e para. Një militant i majtë duket se është eksituar dhe stimuluar nga deklaratat e kryesocialistit, ka shkrehur pistoletën ndaj kandidatit të opozitës.

Dy rrugët që trumpeton Rama çdo ditë në takimet e tij elektorale ‘’o në shtëpi o në burg’’, kanë shfrenuar idetë e Liman Litës, mbështetës dhe pjesë e shtabit elektoral të Safet Gjicit, i cili ka gjetur të propozojë dhe veprojë për të krijuar një rrugë të tretë. Rrugën e eliminimit fizik të kundërshtarit.

Sipas deklaratës publike të shtabit të Xhelal Mziut, militanti i majtë Liman Lita fillimisht ka tentuar të pengojë aktivitetin elektoral dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar, por ka qenë ndërhyrja e stafit të z. Mziu që kanë mundur të neutralizojnë ndonjë ngjarje të rëndë të mundshme…

Për më tepër lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here