Protesta/ Qytetarët Ramës: Po hajde o Edvin, hajde se ne nuk të hamë, mos u fshih

0
125

Një nga banoret e “Astirit” i ka bërë thirrje kryeministrit që të shkoj t’i takoi ata. Kjo është një takim që ata e kërkojnë prej një muaji dhe duket se nuk do të ndalen nga kërkesa e tyre deri sa të arrijnë të marrin të që ju takon.

E ngjitur në podiumin e protestës zonja i është drejtuar kryeministrit duke e quajtur frikacak, ajo tha se Edi Rama ka një muaj që fshihet nga banorët e “Unazës së Re” sepse ka frikë të përballet me të vërtetën.

“Ti nuk e pranon dot humbjen, po hajde o Edvin, hajde se ne nuk të hamë, ti bëj ç’të duash me rrugët por ne nuk të lenë t’i prekësh shtëpitë tona”, tha banorja me megafon.

Banorët kanë paralajmëruar se edhe natën e ndërrimit të vitit do të jenë aty duke protestuar, sigurisht që në fund të protestës ata thanë se edhe nesër në orën 5 ata do të jenë aty dhe do ta bëjnë këtë deri sa qeveria të tërhiqet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here