‘Kriza ekonomike’, studentët paralajmërojnë protesta: Të ardhurat janë të pamjaftueshme

0
126

Pasojat negative të krizës ekonomike kanë prekur edhe studentët, të cilët shprehen se të ardhurat janë krejtësisht të pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

Për kamerën e SYRI-t, ata paralajmërojnë një tjetër ringritje në protesta masive, nëse kriza do të vazhdojë.

Studentët janë ndër kategoritë që kanë përjetuar më së shumti pasojat negative të krizës ekonomike që ka përfshirë vendin.

Cilësia e dobët e sistemit arsimor dhe të ardhurat e pamjaftueshme, ua vështirësojnë edhe më shumë jetesën.

Përballë kësaj situate, studentët paralajmërojnë një tjetër ringritje në protesta masive.

Ligji i arsimit të lartë dhe burokracia në fakultete, kanë qenë ndër faktorët kryesorë që sipas studentëve kanë ndikuar edhe në renditjen e Universitetit të Tiranës si më i dobëti në rajon për nga cilësia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here