Prokuroria i ndaloi medias publikimin e të dhënave të hakeruara, Berisha: Stop censurës së shtetit monist!

0
197
Stop censurës së shtetit monist!
Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.
Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk, të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.
Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës. sb
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here