Shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga IFFHS-ja, juria lë jashtë…

0
123

Në pritje për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll, Topin e Artë, për të cilin është favoriti kryesor, Luka Modric vlerësohet me një tjetër çmim të rëndësishëm.

Prej muajsh kishin filluar diskutimet për futbollistin më të mirë të vitit. Ishim mësuar të dëgjonim të njëtat emra por këtë herë ndodh e kundërta. Kapiteni i kombëtares kroate i cili surprizoi dhe njëkohësisht shkëlqeu me përfaqësuen kroate u vlerësua nga Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) si futbollisti më i mirë në vitin 2018.

Në pritje për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll, Topin e Artë, për të cilin është favoriti kryesor, Luka Modric vlerësohet me një tjetër çmim të rëndësishëm.

Nënkampioni i botës me përfaqësuesen kroate ia doli të marrë më shumë pikë në vlerësimin e bërë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi dhe belgun Eden Hazard. Juria prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota vendosi të lërë jashtë podiumit portugezin Cristiano Ronaldo.

Përsa i përket diskutimit për portierët, më i miri i globit u vlerësua Courtois me 181 pikë, para francezit Lloris dhe veteranit Buffon, i cili e kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar.

Liga e Kampioneve e fituar me meritë në muajin qershor i dha Zinedine Zidane vendin e parë në renditjen e trajnerëve për klube. 296 pikë për francezin që po shijon pushimet luksoze pas dorëheqjes nga Real Madrid, dukshëm i distancuar nga Jurgen Klopp në vendin e dytë dhe Pep Guardiola në shkallën më të ulët të podiumit.

Në vlerësimin për trajnerët e kombëtareve nuk mund të kishte diskutime: Didier Deschamps që fitoi titullin kampion bote me Francën këtë verë u shpall më i miri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here