Braimllari: Rama po qeveris si antikombëtar, të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të papunësisë…

0
86

Nga Korça, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, deputeti Endrit Braimllari, ka bërë thirrje për një pakt kombëtar për largimin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se po qeveris si antikombëtar. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Rama po largon nga vendi të rinjtë dhe po forcon krimin e organizuar.

”Shqipëria po varfërohet çdo ditë e më shumë, të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të papunësisë dhe për shkak të një kryeministri i cili nuk ka implementuar asnjë politikë konkrete në shërbim të vendit”.

Duke shtuar se me një LSI-së më të fortë që ofron më shumë siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri për vendin, ”është më shumë siguri për një Shqipëri larg krimit të organizuar”.

Postimi i plotë

Sot me Deputetin Panariti, zhvilluam takime në qarkun Korçë. Është me rëndësi fuqizimi i rolit të LSI-së në çdo organizatë. LSI është forcë me energji pozitive.

Një LSI-së më e fortë është më shumë siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri për vendin, është më shumë siguri për një Shqipëri larg krimit të organizuar. Duhet të fokusojmë të gjitha energjitë tona në fuqizimin e organizatave të LSI-së në shërbim të komunitetit brenda çdo mundësie që ka çdo anëtar i LSI.

Shqipëria po varfërohet çdo ditë e më shumë, të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të papunësisë dhe për shkak të një kryeministri i cili nuk ka implementuar asnjë politikë konkrete në shërbim të vendit.

Nuk flet ky kryeministër për vende të reja pune, për mundësi punësimi në vend sepse politika e tij është tragjike për vendin. Vendi ka nevojë për vende të reja pune, për rritjen e besimit tek investitorët vendas dhe të huaj por Edi Rama nuk ka këtë qëllim, qëllimi i tij është varfërimi i shqiptarëve, largimi i të rinjve dhe forcimi i krimit të organizuar.

Nuk ka më kohë, misioni ynë nuk është më partiak por është kombëtar, për të shpëtuar vendin nga ky kryeministër antikombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here