Kërkohet ndihmë nga bluzat e bardha, fluks në poliklinika

0
134

Muaji nëntor  ka qënë ndër më shqetësueset përsa i përket shqetësimeve shëndetësore. Luhatjet e mëdha të temperaturave u shoqëruan me probleme shëndetësore veçanërisht për fëmijët dhe moshën e tretë. Qendra Shëndetësore numër 9 në Tiranë është nga më të mëdhatë në kryeqytet dhe mbulon me shërbime shëndetësore rreth 73 mijë banorë.

Prindër me fëmijë që ankohen për temperaturë të lartë, sekrecione, probleme me frymëmarrjen. Kryesisht janë fëmijë dhe të moshuar.

Njerëz të moshës së tretë ankohen për debulesë, vështirësi në rrugët respiratore, dhembje fyti dhe ankohen për ndryshimin e temperaturave jo vetëm gjatë nëntorit, por edhe brenda një dite.

Moti sa po vjen e po ftohet dhe mjekët këshillojnë kryesisht veshje të përshtatshme, ushqime të ngrohta dhe shmangie nga grumbullime me njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here