Fushata kundër emigrantëve, “Gjermania nuk është toka juaj dhe e ardhmja juaj nuk është këtu”.

0
167

Gjermania vazhdon të përballet me fluksin e emigrantëve, por së fundmi ajo ka nisur një fushatë marketingu për t’i kthyer emigrantët në vendlindje. Ministria e brendshme, e udhëhequr nga aleati bavarez i kancelares Angela Merkel, Horst Seehofer, vendosi të joshë riatdhesuesit potencialë me një të ardhme të pretenduar të ndritur, duke i kërkuar atyre të largohen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, duke ju ofruar një sasi parash.

Të tjerë thjeshtë e quajnë “të tmerrshme” fushatën duke e etiketuar këtë iniciativë si “çnjerëzore”. Ndërkohë mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion online për të ndaluar fushatën. Ofrimi i parave për ata emigrantë të cilët dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, nuk është diçka e re për Gjermaninë, e cila ka luftuar me numrin e madh të refugjatëve që nga viti 2015, kur Merkel njoftoi politikën e saj “të hapur”. Në vitin 2017, Berlin u ofroi kompensim refugjatëve të refuzuar, të cilët do të pranonin dëbimin. Çdo i kthyer vullnetar normalisht merr rreth 1,200 euro nga autoritetet gjermane, por sipas mediave gjermane, sipas programit të ri ata mund të marrin deri në 3,000 euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here